Vrasja e gruas, gjykata ankesë për avokatin
KRUJE - Gjykata e Krujës i drejtohet Dhomës së Aavokatisë në Tiranë për çështjen e Sefedin Doçit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. Shkak është bërë mungesa prej disa seancave radhazi e avokatit të të pandehurit. Prokurorja e kësaj çështjeje i kërkoi gjykatës në seancën e djeshme ndryshimin e mbrojtjes për Doçin, pasi po pengohej ecuria e seancave dhe vendimi për të pandehurin. I akuzuari nga fshati Tapizë dyshohet se më 13 gusht 2008 ka vrarë gruan e tij, Fiknete Doçi. Sipas gjykatës, për të tretën herë u shty seanca, për shkak se avokati Skënder Demiri ka munguar pa lajmëruar. Ndonëse me kontestimin e të pandehurit, trupi gjykues vendosi dje “mosllogaritjen e afateve të kohës së paraburgimit” për Sefedin Doçin, duke argumentuar se avokati i tij po zvarrit hetimet dhe procesin gjyqësor. Doçi e deklaroi në polici vdekjen e të shoqes si vetëflijim me fostoksinë. Por këmbëngulja e familjarëve të viktimës solli rihetimet e ngjarjes, nga ku më pas u dyshua se gruaja ishte vrarë nga i shoqi. r.n