E Diel, 1 Nëntor 2026

Standartizimi i ekonomisë po rrit interesin e investitorëve të huaj

Zhvillimet në ekonominë shqiptare konform standarteve ndërkombëtare në shumë aspekte kanë rritur interesin e investitorëve të huaj për të marrë me konçension ose financuar në sektorë të rëndësishëm të ekonomik të vendit si energji, sektorit minerar, portual, hekurrudhor etj. Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Investitorëve të Huaj, FIAA-s, Marinela Jazoj, deklaroi se "gjatë vitit 2008 investimet e huaja në ekonominë shqiptare, mbështetur dhe në të dhënat zyrtare të INSTAT dhe Banksë Qendrore, shënuan vlerën e 600 milione usd, shifer kjo disa here më e lartë se në vitin 2007". Sipas saj, përmirësimi i klimës së biznesit dhe ndërhyrja e qeverisë me politika lehtësuese për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit, ka nxitur interesin e investitorëve të huaj për vendin tonë, të cilët  po e konsiderojnë Shqipërinë si një vend të përshtatshëm për të investuar dhe shtrirë aktivitetin e tyre". Sipas saj, kjo duket qartë në kërkesat në rritje, të investitorëve për të operuar në fushën e konçensioneve në sektorin energjitike, bashkëfinancimeve në fushën e turizmit, infrastrukturës etj. Jo më larg se pak ditë më parë, shpjegon ajo, në konferencën mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri, u evidentua qartë interesi i donatorëve të huaj si USAD, GTZ, SNV etj, për të ndërmarrë iniciativa bashkëpunimi në projekte konkrete, për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, që janë të lidhura zinxhir me zhvillimin e turizimit në vendin tonë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›