I penduari i "Bandes se Durresit": Aleks Keka, korrier droge
Adriatik Coli ka lënë dje pa fjalë trupin gjykues, prokurorët dhe të pandehurit, kur ka lakuar për lidhje me bandën emrin e Aleksandër Kekës, ish-kryetarit të PDK në Malësi të Madhe, i cili u ekzekutua me tritol 5 muaj më parë
TIRANE-Adriatik Coli, i penduari i “Bandës së Durrësit” sjell fakte tronditëse në procesin penal ndaj ish-miqve të tij. Ai ka lënë dje pa fjalë trupin gjykues, prokurorët dhe të pandehurit, kur ka lakuar për lidhje me bandën emrin e Aleksandër Kekës, ish-kryetarit të Partisë Demokristiane në Malësi të Madhe, i cili u ekzekutua pesë muaj më parë nga shpërthimi i tritolit në makinën e tij. Gjatë seancës me dyer të mbyllura që zgjati afro tetë orë, i penduari ka deklaruar se Keka është përdorur nga Banda e Durrësit si korrier droge në Mal të Zi. Sipas të penduarit, sasitë e drogës kalonin përmes pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Keka luante rolin e korrierit. Adriatik Coli nuk e kishte përmendur asnjëherë më parë emrin e Aleksandër Kekës, as kur kishte dëshmuar në cilësinë e të penduarit. Por, tashmë përballë ish-miqve të tij, Lulzim Berisha e Indrit Dokle, ai ka rrëfyer se Keka ka qenë pjesë e bandës dhe merrej me trafikun e drogave të forta. Të gjendur përballë një situate të tillë, avokatët e të pandehurve kanë reaguar mjaft ashpër. Mbrojtësit i kanë kërkuar Gjykatës të sqarohet njëherë e mirë statusi i Adriatik Colit. “I pandehuri Adriatik Coli po flet për fakte të cilat as që i ka përmendur në dëshminë si i penduar dhënë para Prokurorisë. Ndaj, duhet te mendohet mirë”, - janë shprehur avokatët. Tejet të acaruar, mbrojtësit ligjorë kanë kërkuar të mësojnë nga Prokuroria sesi ka mundësi që Aleksandër Keka (para se të ekzekutohej) nuk është marrë i pandehur, në një kohë kur paska të dhëna për përfshirjen e tij në të ashtuquajturën organizatë kriminale si dhe përfshirje në trafikun e drogës.
Seancën e radhës, Adriatik Coli do të vazhdojë me pjesën e fundit të dëshmisë, që është dhe prova më e fortë për të vërtetuar akuzat ndaj të pandehurve, mes tyre Lulzim Berisha e Indrit Dokle. Të akuzuarit si anëtarë të “Bandës së Durrësit” akuzohen për krime të rënda, si vrasje, atentate, trafiqe. Banda kriminale ka vepruar në qytetin bregdetar nga viti 1992 deri në 2005, kur u godit dhe anëtarët e saj përfunduan në qeli.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)