Statistikat, 9% e fëmijëve të pa vaksinuar
Rreth 9 për qind e fëmijëve në vend, janë të pa vaksinuar. Ministria Shëndetësisë ka bërë me dije se më problematike për kryerjen e vaksinimit janë zonat rurale, ato informale dhe romët. Aktualisht po mbahen në monitorim intensiv shëndetësor popullatat me risk të lartë Nga ana tjetër, kalendari vjetor i vaksinimit është pasuruar, madje pritet që listës së vaksinave t’i shtohen të tjera të detyrueshme për fëmijët. Sipas specialistëve, vaksinimi parandalon dhe shpëton jetën e fëmijëve nga disa lloj sëmundjesh. Një pjesë e vaksinave bëhen që në muajt e parë të jetës së foshnjave, e më pas ndiqen këshillat e mjekëve për moshën dhe kohën e kryerjes së vaksinave të tjera.