E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sting anulon koncertin në Astana

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 08:19

Këngëtari britanik, Sting, ka anuluar koncertin e paraparë në Astana të Kazakistanit, pasi që organizata Amnesty International e informoi për, atë që ai e përshkroi, aksionin shtypës ndaj punëtorëve të naftës atje.

Në njoftimin e publikuar në web-faqen e tij, Sting pohoi se shtypja e punëtorëve “është e papranueshme”.

Disa mijëra punëtorë të kompanisë UzenMunaiGas janë në grevë që nga 27 maji, për shkak të uljes së rrogave, ndërkohë që 250 nga ta janë dëbuar nga puna.

"Amnesty International beson se prania [e Sting] në Astana do të interpretohej si përkrahje për administratën e presidentit...” thuhet mes tjerash në kumtesën e Sting.

"Greva e urisë, burgosja e punëtorëve dhe mijëra grevistë, përfaqësojnë kufi virtual të cilin nuk e kam ndërmend ta kalojë”, shtoi Sting tutje.
Sting pritej të performonte për ditën e qytetit Astana, si e pjesë e turneut të tij botëror Symphonicity.

Organizatorët kazakë fillimisht njoftuan se koncerti u anulua për “shkaqe organizative dhe teknike”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›