E Diel, 1 Nëntor 2026

Strabak i kërkon Berishës ndërtimin e rrugëve kryesore

Takimi

Kompania austriake, “Strabak”, shpreh hapur interesimin për të ndërtuar rrugën Tiranë-Elbasan, apo Rrugën e Arbrit. Gjatë një takimi me Kryeministrin Berisha, drejtuesit e kompanisë shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në projektet e mëdha jo vetëm rrugore, por edhe koncesionale. Kryeministri Berisha shprehu dëshirën dhe besimin që në projektet e ardhshme që qeveria shqiptare po shpalos për të vazhduar ndërtimin intensiv të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, do të ketë vend për kompani të fuqishme si “Strabak”. Kryeministri Berisha prezantoi projektet kryesore, ku ndër të tjera edhe Unazën e Madhe të Tiranës, si dhe Rrugën e Arbrit. Një tjetër projekt rrugor që qeveria e ka si prioritet është edhe segmenti Rrogozhinë-Thumanë. Kryeministri Berisha falënderoi kompaninë për interesin dhe qëllimin e tyre për të marrë pjesë në gara të rëndësishme si ajo e rrugës Tiranë-Elbasan, apo edhe të veprave të tjera të mëdha si ato në fushën energjetike, në hidrocentrale si Skavica, apo në porte si ai i Vlorës. “Strabak” ishte kompania pretendente për ndërtimin e Durrës-Kukës, por qeveria ia dha “Bechtel”-it.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›