E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburgu:4.5 vjet burg shqiptaro- gjermanit

 

Strasburg - Gjykata e Strasburgut ka dënuar me 4 vite e gjysmë burg një shqiptar të Kosovës, të dënuar në Gjermani për trafikimin e bashkatdhetarëve të vet, gjatë luftës së Kosovës, dërgimin e armëve në Kosovë si dhe planifikimin e një grabitjeje. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Ruzhdi Elezi, i cili në fakt këtë dënim e ka marrë nga Gjykata Gjermane për Krime të Rënda, ndërsa Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg pak ditë më parë e ka quajtur të drejtë atë. Sipas vendimit të Gjykatës Evropiane, 43-vjeçari është arrestuar në vitin 1999 së bashku me motrën e tij dhe tre persona të tjerë, ndërsa nga kontrolli i ushtruar prej policisë u janë gjetur rreth 450 pasaporta shqiptarësh dhe kosovarësh, të cilët i kishin ndihmuar kundrejt pagesave të ndryshme për t’u futur në territorin gjerman si emigrantë. Po kështu, mbi këta persona në momentin e arrestimit është hedhur akuza për dërgimin e armëve në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. Por, të dyja këto akuza Gjykata Gjermane për Krime të Rënda, ia ka pushuar me argumentin, se koha kur ai i ka konsumuar ato ishte situatë lufte dhe ai ka vepruar për të mbështetur bashkatdhetarët. Pas kësaj, Elezi është dënuar me 4.5 vjet burg, për tentativën e grabitjes, të cilat tashmë i ka vuajtur, ndërkohë që Gjykata e Strasburgut e ka quajtur dënimin të arsyeshëm.                fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›