Stresi, si ta mposhtim me “ligësi”
Prapësitë na bëjnë të ndihemi më mirë. Kjo është kohë e vështirë për të gjithë ata që nga karakteri i tyre kanë hequr mënjanë ligësitë. Shkenca e konfirmon: ligësitë janë sensi i jetës, por edhe mënyra më efikase për t’u larguar nga problemet dhe stresi i përditshëm. Sigurisht në këtë rast bëhet fjalë për veprime të dimensioneve të parëndësishme, por këto “mëkate” kanë avanatazhin e madh për të na bërë të ndihemi më mirë në raste stresi dhe lodhjeje. Si pasojë rezulton që këto veprime të parëndësishme të ndikojnë edhe në shëndetin tonë, pasi stresi është një nga faktorët kryesorë të luhatjes së tij.
Por cilat janë veprimet të cilat na bëjnë të ndihemi më mirë me veten? Më shumë se ligësi të vërteta, bëhet fjalë për sjellje që në kushte normale nuk do të guxonim t’i bënim, dalje nga rregullat morale si të qeshësh me të madhe me një film tragjik apo të flirtosh me të fejuarën e shokut të ngushtë. Të gjitha këto veprime, në çdo rast kanë një efekt të menjëhershëm, në mënyrë të pavetëdijshme ndihemi më pak në presion për atë që na ka ndodhur më parë, më të rinj dhe me një sens kënaqësie dashakeqe. Një kërkim austalian i sjellë nga “Daily Mail”, ka analizuar dëshminë e 1.045 personave, duke zbuluar se pjesa më e madhe e tyre, u ndien më mirë (madje edhe më të lumtur) kur kryen veprime të konsideruara nga shoqëria të papranueshme, e interpretuar edhe si “ana e egër e karakterit”, pjesa e egër e jetës. Sipas të dhënave të dala nga ky kërkim, në fakt 59 [për qind e tyre kanë shfaqur një reduktim të stresit dhe 57 për qind u ndihen më të lumtur pasi e lanë veten të lirë për të vepruar ashtu siç te vjen në mendje natyrshëm, pa u kompleksuar për efektin që do të kishte sjellja jote te personat që ju qëndrojnë pranë. Ndërsa 56 për qind pohuan se ndiheshin më të rinj si dhe më të shëndetshëm. 38 për qind pranuan se kishin nevojë të ishin “të këqinj” për t’u bërë ballë situatave aktuale siç është ekononomia botërore dhe kriza që ka përfshirë sektorët e industrisë. Një e dhënë tjetër interesante pohon se pothuajse gjysma e meshkujve, më shumë se 40 për qind e tyre, kanë pohuar se janë të gatshëm të bëjnë një “ligësi” për t’i bërë përshtypje seksit të kundërt. Këtë mendim e shfaqin edhe 29 për qind e femrave, të cilat sigurohen për karakterin e një mashkulli dhe më pas impenjohen të jenë sa më unike në veprimet e tyre.
Stresi, më i pranishëm te femrat
Ato që preken më lehtë nga stresi janë femrat. Shkaqet e kësaj epidemie? Gjithçka ka të bëjë me metabolizmin si dhe përgjegjësitë që u janë ngarkuar. Nëse stresi nuk kurohet, ka rrezik të përkeqësohet dhe të kalohet në depresion, i cili është një sëmundje e vërtetë dhe e rrezikshme. Sipas studimeve, 1 person në katër, do të vuajë të paktën një herë në jetë nga shqetësimet mendore. Kështu femrat preken nda stresi dhe depresioni 2 deri në tre herë më shumë se meshkujt. Një grua në gjashtë duhet të përballet me pasojat: paaftësi për të marrë vendime, apati, vështirësi në raportet seksuale dhe sentimentale, kërkim i vetmisë, humbje e interesit për jetën dhe për të tjerët. Motivet sipas ekspertëve kanë të bëjnë me rendin e metabolizmit dhe jetës sociale. Rol negativ luan te një femër kryesisht periudha pas lindjes, shtatzënia dhe menopauza.
Meshkujt, të gatshëm të luajnë me rregullat e miqësisë
Ku ndryshojnë meshkujt nga femrat? Cili është rreziku që marrin përsipër ata pa menduar gjatë për pasojat? Meshkujt janë të gatshëm të luajnë edhe me rregullat e miqësisë: 29 për qind e të intervistuarve kanë deklaruar në fakt, se nuk kanë asnjë problem të flirtojnë me të fejuarën e shokut, ndërkohë vetëm 1.11 për qind e femrave mund të rrezikonin me këtë veprim. Ky hulumtim i kryer nga Ueiht Uaçhers për të studiuar sjelljen e personave në lidhje me “joshjen”, për të dalë nga rrethi vicioz i rregullave të shkruara dhe atyre të pashkruara së fundmi ka hartuar një listë të veprimeve “te liga” të cilat secilin prej nesh do ta bënin të ndihej më mirë. Kjo listë është hartuar në bazë të përgjigjeve të të intervistuarve që tregojnë çmendurinë e preferuar.
Të blesh diçka të panevojshme me çcmim të lartë (43 për qind)
Të bësh një ditë pushim në punë me preteksin se je sëmurë (39 për qind)
Të mos pastrosh shtëpinë (35 për qind)
Të përdorësh internetin në punë për motive personale (34 për qind)
Të hash në një fast fud duke kënduar (28 për qind)
Të gjesh një justifikim për të mos shkuar në palestër (27 për qind)
Të flirtosh me partnerin e mikut (20 për qind)
Të parkosh aty ku nuk duhet (14 për qind)
T’i shpenzosh kursimet për fëmijët e tu (13 për qind)
1 Gusht 2009