E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, pagat e reja të hetuesve të Policisë sipas gradave



Tiranë - Zbardhet i plotë vendimi qeveritar për pagat e hetuesve dhe efektivëve policorë të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Tabelat specifikojnë në detaje masën e rritjes së pagës dhe përfitimet e tjera sipas vjetërsisë në punë. “Paga bazë mujore për gradë, është niveli i pagës së punonjësit hetues, në përputhje me gradën, që ka fituar. Shtesa për natyrë të veçantë pune dhe shërbimi, jepet sipas funksioneve, të përcaktuara në tabelat e këtij vendimi. Punonjësi hetues me grada, për kohën e qëndrimit në gradë, përfiton shtesë për vjetërsi në punë, në masën 1 për qind, pas çdo viti pune. Masa e shtesës për vjetërsi në punë të jetë deri në nivelin e pagës bazë të gradës pasardhëse. Përllogaritja e shtesës për vjetërsi në punë të fillojë në çastin e marrjes së gradës së re, sipas ligjit nr. 10 002, datë 6.10.2008 ‘Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme’. Punonjësit e personelit hetues, të cilët emërohen këshilltarë të drejtorit të përgjithshëm të SHKB-së dhe që në çastin e emërimit kanë të drejtë të fitojnë gradën pasardhëse, të trajtohen në pagë, sipas kësaj grade të fituar”, - përcaktohet në vendim.
Pagat
Kategoria e pagës për punonjësit civilë të inspektimit dhe për punonjësit mbështetës përcaktohet gjithashtu në këtë vendim. “ Paga e grupit, diplomë e shkollës së lartë, është në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj. Shtesa për vjetërsi në punë për punonjësit e inspektimit dhe punonjësit mbështetës është në masën 2 për qind, për çdo vit, por jo më shumë se 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagën e grupit. Shtesa për natyrë të veçantë pune për punonjësit e inspektimit sqarohet gjithashtu në tabelat që i bashkëlidhen këtij vendimi. Kategorizimi i pozicioneve “Specialist”, miratohet me urdhrin e miratimit të strukturës dhe të organikës së këtij institucioni”, shkruhet në vendim.
Shtesa
Specialistët, përgjegjësit e sektorit apo drejtorët në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, që punojnë në pozicione, që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së këtij shërbimi dhe kërkojnë”, në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë’, përfitojnë një shtesë për kushte pune, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh mbi pagën mujore të gradës përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese për pozicionet konkrete bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës. Efektet financiare për paga e sigurime shoqërore, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet e buxhetit të vitit 2009, miratuar për rritjen e pagave të punonjësve të institucioneve buxhetore.

Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e personelit hetues
të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm

Nr. Grada Funksionet organike Paga bazë për gradë Shtesa për natyrë të veçantë pune
1 2 3 4
1 Asistent Ndihmës specialist në provë në trupën operacionale 34200 6500
2 Agjent Ndihmës specialist në trupën operacionale 37100 8000
3 Agjent i I-rë Drejtues grupi/ ndihmës specialist në trupën operacionale 41700 8000
4 Hetues Specialist hetimi në nivel vendor Specialist hetimi në nivel vendor në provë 51100 8000
5 Hetues i I-rë Specialist hetimi në nivel vendor 64700 8000
Hetues i I-rë Specialist hetimi në nivel qendror Shef seksioni në nivel qendror Shef sektori në nivel vendor 74300 10 000
6 Drejtues Shef seksioni në nivel qendror
Shef sektori në nivel vendor
Shef sektori në nivel qendror 81 600 10 000
7 Drejtues i I-rë Shef sektori në nivel qendror
Drejtor drejtorie në nivel vendor
Drejtor drejtorie në nivel qendror 91 600 10 000
8 Zëvendësdrejtor
i Përgjithshëm Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm.(drejtor i departamentit të hetimit) 96 400 15 000
9 Drejtor i Përgjithshëm. Drejtor i Përgjithshëm. 104 400 20 000
Lidhja nr.2

Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit civilë inspektues dhe mbështetës të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm

Nr. Klasifikimi i niveleve Funksionet organike Kategoria e pagës Paga e grupit Shtesa për vjetërsi Shtesa e pozicionit Shtesa për natyrë të veçantë pune
1 2 3 4 5 6 7
1 Punonjës të nivelit të lartë drejtues Drejtor i drejtorisë së inspektimit. II-b 12000 2% 88000

2 Punonjës të nivelit të mesëm drejtues Drejtor në nivel qendror (për shërbimet mbështetëse) I-a 12000 2% 69000

3 Punonjës të nivelit bazë drejtues Shef sektori në nivel qendror (në drejtorinë e inspektimit) II-a 12000 2% 69000 5000

4 Punonjës të nivelit bazë zbatues Inspektor në nivel qendror (në drejtorinë e inspektimit) III-b 12000 2% 52000 5000

Specialist në nivel qendror III-b 12000 2% 52000

Specialist trajnimi në nivel qendror për punonjësit e SHKB-së IV-a 12000 2% 41000 5000

Specialist në nivel qendror IV-a 12000 2% 41000

Specialist në nivel qendror IV-b 12000 2% 31000

1 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›