Strukturë e re pagash në Policinë e Shtetit
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme strukturën e re të pagave në Policinë e Shtetit. Vendimi i djeshëm ka bërë edhe diferencimin e pagave mes punonjësve të policisë. Sipas ndryshimit, paga përcaktohet në bazë të gradës dhe në bazë të përvojës që ka çdo efektiv i policisë në shërbim. Njëkohësisht është vendosur që për çdo vit pune në Policinë e Shtetit, paga do të rritet me 1 për qind. Efektivet e këtij ndryshimi janë shtrirë që nga data 1 korrik e këtij viti, pra tashmë ka nisur diferenca e re e pagave në polici. Kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë strukturë të re pagash në polici si tepër të domosdoshme, që do të bëjë një klasifikim tepër efektiv brenda policisë. Tashmë, sipas kryeministrit, pagat në polici janë përcaktuar sipas gradave dhe përvojës, që gjë do të rrisë edhe efektivitetin e punës së policisë.
Klasifikimi
Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit janë përcaktuar në bazë të gradës. Paga bazë mujore jepet në përputhje me gradën që ka fituar. Çdo natyrë e veçantë shërbimi do të ketë është shpërblimet përkatëse. Punonjësi i Policisë së Shtetit, për kohën e qëndrimit në gradë, përfiton shtesë për vjetërsi në punë, në masën 1 për qind, pas çdo viti pune. Masa e shtesës për vjetërsi në punë të jetë deri në nivelin e pagës bazë, të gradës pasardhëse. Përllogaritja e shtesës për vjetërsi pune, fillon në çastin kur merret grada sipas ligjit të qershorit të vitit 2007. Specialistët, përgjegjësit e sektorit apo drejtorët në Policinë e Shtetit, që punojnë në pozicione, që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së Policisë së Shtetit duhet të kenë në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë, në degët “Inxhinieri Elektronike” apo “Informatikë”. Ata përfitojnë një shtesë për kushte pune prej 10 mijë lekësh mbi pagën mujore të gradës përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese për pozicionet konkrete bëhet pas miratimit paraprak të departamentit të Administratës Publike dhe të Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës.
Gradat në polici
Kuvendi ka miratuar ligjin për gradat në Policinë e Shtetit ku përfshihen sistemi i gradave, kuptimi për nivelet dhe gradat, nivelet, gradat, hierarkia e nivele dhe gradave, paraqitja e gradave, përcaktimi i funksioneve për gradë, kalimi në nivelin pasardhës, ngritja në gradë, fitimi i gradës, heqja dorë nga grada, ulja në gradë dhe ruajtja e gradës.
Mbi bazën e këtij ligji, gradat në Policinë e Shtetit janë shprehje e pozitës që ka punonjësi i policisë në strukturën hierarkike të policisë. Sistemi i tyre është i organizuar me nivele. Kalimi nga një nivel gradash në një nivel tjetër më të lartë, bëhet vetëm pas përfundimit të shkollimit përkatës dhe në çastin e marrjes së gradës më të ulët të nivelit pasardhës. Ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndonëse përcakton qartë kriteret për dhënien e gradave dhe shtesën në para për çdo gradë, jo të gjithë punonjësit e policisë mund të arrijnë këto përfitime. Ngritjen në gradë ligji e nënkupton si ngritje në detyrë sipas tabelës së funksioneve korresponduese për çdo gradë. Gjithashtu, ngritjet në gradë ai i shikon si nevojë për plotësimin e vendeve të lira për çdo gradë. Pra, pavarësisht se kushtet për fitimin e gradës i plotësojnë një sasi e caktuar, në fakt, ngritja në gradë do bëhet për aq punonjës, sa vende të lira janë për plotësim.
Ligji, si bëhet ngritja në detyrë
Në ligjin e miratuar nga Kuvendi është përcaktuar edhe mënyra se si mund të ngrihesh në detyrë brenda strukturave të policisë. Sipas këtij ligji, ngritja në gradë nga "inspektor" deri tek "drejtues i parë" bëhet nëpërmjet pjesëmarrjes në proces vlerësimi konkurrues. Procesi i vlerësimit konkurrues përfshin raportet e vlerësimit të punës dhe një provim, i cili teston aftësitë e aplikantëve për të marrë gradën pasardhëse. E drejta e marrjes së gradës Inspektor bëhet pas përfundimit me sukses të periudhës dyvjeçare të provës, e cila pason shkollën bazë të policisë. Ndërsa grada Nëninspektor i jepet kursantit pas përfundimit të periudhës së shkollimit në Shkollën bazë të Policisë. Kjo gradë i jep punonjësit kompetenca të plota policore dhe mbahet gjatë periudhës së provës dyvjeçare të provës. Në rastet kur punonjësit që konkurrojnë e hyjnë në Shkollën bazë të Policisë, mbajnë gradën dhe pagën e tyre ekzistuese si gjatë kursit, ashtu edhe pas përfundimit të tij. Kur punonjësi nuk kalon kursin, mban gradën dhe merr pagën përkatëse derisa të gjithë punonjësit e nivelit zbatues të kenë ndjekur Shkollën bazë të Policisë. E drejta e konkurrimit për gradë, sipas ligjit të ri, u njihet edhe punonjësve të policisë që kanë përfunduar një shkollë të lartë të njohur nga shteti dhe që kanë plotësuar minimumi dy të tretat e kohës që kërkohet për qëndrimin në gradë. Këta mund të konkurrojnë në procesin e konkurrimit të përzgjedhjes për ngritjen në gradë, nga Inspektor në Kryeinspektor dhe nga Kryeinspektor në Nën-komisar.
Sa kohë duhet të fitosh një gradë
Grada Koha
Nga inspektor në kryeinspektor 2 vjet
Nga kryeinspektor në nënkomisar 2 vjet
Nga nënkomisar në komisar 3 vjet
Nga komisar në kryekomisar 3 vjet
Nga kryekomisar në drejtues 3 vjet
Nga drejtues në drejtues i parë 4 vjet
Nga drejtues i parë në
zëvendësdrejtor i përgjithshëm 4 vjet
Nga zëvendësdrejtor i përgjithshëm në
drejtor i përgjithshëm është pa afat kohor.
Sa shtesë fiton në rast se fiton gradë
Grada Shtesa në pagë
Agjenti 4000 deri 7000 lekë
Agjenti i parë 4000 deri 7000 lekë
Asistenti 4000 deri 8000 lekë.
Asistenti i Parë 4000 deri 8000 lekë
Kryeasistenti i parë 4000 deri 8000 lekë
Nëninspektor 4000 deri 6000 lekë
Inspektori 4000 deri 6 mijë lekë
Kryeinspektori 4000 deri 6000 lekë
Nënkomisari 4000 deri 6000 lekë
Komisari 6000 deri 8000 lekë
Kryekomisari 6000 deri 15 mijë lekë
Drejtuesi 10000 deri 20000 lekë
Pagat reale sipas strukturës
Grada Paga
Nëninspektor 37170 lekë
Inspektor 41090
Kryeinspektor 43750
Nënkomisar 46370
Komisar 48150
Kryekomisar 51420
Drejtues 62500
Drejtues i Parë 87623
Drejtor i Përgjithshëm 120000
Zv.drejtor i Përgjithshëm 102000
Qeveria rrit numrin e punonjësve në Agjencisë e Legalizimeve
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme disa ndryshime në strukturën dhe organizimin e Agjencisë së Legalizimeve. Vendimi i djeshëm ka përcaktuar se çdo qytet në Shqipëri ka një degë të kësaj agjencie, me përjashtim të Tiranës, e cila do të ketë 7 zyra dhe të Durrësit dhe Elbasanit që do të kenë nga dy zyra. Përcaktimi i këtyre zyrave do të bëjë të mundur që të rriten më shumë punonjës në këtë agjenci, sidomos në këtë moment, kur ALUIZNI po merret me punën në terren për evidentimin e ndërtimeve informale. Agjencia e Legalizimeve tashmë ka gati rreth 200 mijë ndërtime informale që janë të plotësuara me dokumentacionin tekniko-ligjor dhe që po verifikohen në terren nga punonjësit e ALUIZNI-t. Ndryshimet ligjore kanë përcaktuar edhe hapat e procesit. Tashmë pushteti lokal përfundoi afatin e tij prej një muaji, ku bëri verifikimet përkatëse, dhe tashmë situatën e ka marrë në dorë vetë ALUIZNI. Ligji përcaktoi se në datën 1 gusht do të jetë gati lista e ish-pronarëve të truallit, ku janë ndërtuar ndërtime informale që do të kompensohen financiarisht. Duke i qëndruar këtij procesi, 200 mijë ndërtimet informale me dokumentacion ligjor do të kenë gati marrjen e lejes së legalizimit në muajin shtator. Krahas marrjes së lejes së legalizimit, do të bëhet edhe kompensimi i ish-pronarëve. Rreth një e treta e truallit ku janë ndërtimet informale, mendohet se është truall i ish-pronarëve, që do të përfitojnë kompensimin. Pas mbylljes së fazës së vetëdeklarimit të ndërtimeve informale dhe miratimit të të gjitha zonave në Këshillin e Rregullim-Territorit të Republikës së Shqipërisë, procesi kalon në dhënien e lejes së legalizimit dhe pastaj në procesin e urbanizimit të këtyre zonave, siç e parashikon edhe vetë ligji.