Vendimi: Çdo pëllëmbë tokë do të tatohet sipas vlerës
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme një metodikë të re për matjen e vlerës së truallit. Kjo metodikë përcakton vlerën e truallit që përdoret për të gjitha llojet e aktiviteteve. Qëllimi i kësaj metodike ka si synim që të normalizojë tregun e tokës, si dhe të vendosë një bazë të njëjtë për pagimin e taksave, duke mos i shpëtuar ligjit. Kryeministri Berisha e cilësoi ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë këtë metodikë si të rëndësishme, pasi sipas tij, do të ndalojë falsitetin në tregun e tokës, si dhe do të stabilizojë këtë treg. “Shpresoj që ky vendim t’i japë fund falsitetit të jashtëzakonshëm që ekziston, absurditetit në hartën e çmimeve, që buron nga një metodikë tërësisht jorealiste. Unë dua t’i njoh qytetarët se kjo është bërë e domosdoshme se p.sh. toka në Kamëz, sipas kësaj metodike, del 5 herë më e lirë se toka në Tropojë, apo 10 herë më e lirë se në Peshkopi. Të jemi realistë se për sa i përket vlerës së tokës, tregu i Tiranës, në raport me tregun e Tropojës apo Peshkopisë, është me dallime shumë të mëdha. Për këtë vendim është bërë një punë shumë e mirë dhe mbi bazën e një hetimi të gjerë, janë përafruar këto çmime. Është shumë e rëndësishme që ato të sillen drejt normalitetit, se ky faktor ka bllokuar tregun e tokës”, - u shpreh Kryeministri Berisha.
Metodika
Metodika e mësipërme përcakton vlerën e tokës apo truallit të ndërtimit me vlerën reale të tregut, duke bërë që më këtë vlerë të paguhen edhe taksat përkatëse shtetit. Kjo metodikë e miratuar dje nga qeveria përcakton vlerën e truallit për çdo metër katrorë të vënë në dispozicion të investitorëve të ndërtimit, për veprimtari ndërtimi, për strehim, veprimtari prodhuese, veprimtari tregtare ose shërbimi, përkundrejt përfitimit në natyrë të sipërfaqeve të ndërtimit nga pronarët e truallit ose tokës. Kështu, sipërfaqja e ndërtimit në metër katrorë që përfitojnë pronarët e truallit, përcaktohet në bazë të kontratës së shkëmbimit të pasurisë truall me ndërtesën e ngritur mbi të. Kostoja e ndërtimit për çdo metër katror përcaktohet në bazë të kostos minimale fiskale të ndërtimit, sipas qyteteve apo zonave brenda qyteteve. Këtë kosto e përcakton çdo vit Enti Kombëtar i Banesave. Vlera e truallit të vënë në dispozicion nga pronari, llogaritet si prodhim i kostos së ndërtimit për çdo metër katror me pjesën e sipërfaqes së objektit që kanë përfituar pronarët. Vendimi ka përcaktuar se vlera e truallit ose tokës, e llogaritur si më sipër, është shpenzim i zbritshëm për investitorin e objektit. Pra, investitori nuk paguan taksë shtesë për truallin dhe gjitha barra e taksave i bie në kurriz pronarit, i cili kërkon të shesë truallin apo tokën sipas dëshirës së tij. Kjo medotikë do të hyjë në fuqi sapo të botohet në fletoren zyrtare dhe i shtrin efektet për lejet e ndërtimit, që do të jepen nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Metodika
1- Sipërfaqja e ndërtimit, në m2, që përfitojnë pronarët e truallit përcaktohet në bazë të kontratës së shkëmbimit të pasurisë truall me ndërtesën e ngritur mbi të.
2- Kosto e ndërtimit, për m2, përcaktohet në bazë të kostos minimale fiskale të ndërtimit, sipas qyteteve apo zonave brenda qyteteve. (Koston e ndërtimit e përcakton Enti i Banesave).
3- Vlera e truallit, të vënë në dispozicion nga pronari, llogaritet si prodhim i kostos së ndërtimit, për m2, me pjesën e sipërfaqes së objektit, që kanë përfituar pronarët.
4- Vlera e truallit (tokës), e llogaritur si më sipër, është shpenzim i zbritshëm për investitorin e objektit.