Strukturë e re prokurorie për sekuestrimine parave të krimit
02/05/2005 Disa javë më parë, Prokuroria e Përgjithshme vendosi krijimin e një strukture të re për sekuestrimin e pasurive të krimit, në kuadër të ligjit anti-mafia. Hetues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të jenë stafi i kësaj strukture të re. Sipas burimeve të organit qendror të akuzës, është duke u hartuar regjistri i të gjithë personave të akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për të pandehurit për trafik të femrave për prostitucion, thonë burimet. ato sqarojnë se me hetuesit e Krimeve të Rënda do të bashkëpunojnë edhe punonjës së Ministrisë së Financave. Së bashku ata do të vendosin ngrirjen e pasurive të personave të akuzuar për trafiqe. Ndërsa ato pasuri që ekzistojnë në formën e aktiviteteve do të administrohen nga kjo strukturë e re e prokurorisë, deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj të pandehurve. Burimet thonë se nëse këta të akuzuar do të shpallen të pafajshëm, do tu kthehet pasuria e sekuestruar paraprakisht dhe fitimet e nxjera gjatë kësaj kohe. Ndërsa, nëse ata shpallen fajtorë, ato të konfiskohen dhe do të kalojnë në favor të shtetit, përfunojnë burimet.