E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vdes 16-vjeçarja, mister rrethanat

02/05/2005  Dyshimi për vethelmim

DURRËS- Një ngjarje misterioze për policinë e Shijakut ka sjellë vjekja e një vajze 16-vjeçare. Sipas burimeve policore, mësohet se 16-vjeçarja Anita Stafa, dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar. Gjithsesi, policia nuk përjashton dhe mundësinë se vdekja e vajzës mund të ketë qenë natyrale, pasi prindërit e saj mësohet se nuk kanë pranuar kurrsesi faktin se vajza e tyre mund të kishte përdorur ndonjë helm për t’i dhënë fund jetës. Sipas tyre, një muaj më parë 16-vjeçarja kishte pasur dhimbje të forta barku dhe kjo gjë, sipas dëshmive të familjarëve, mund të jetë dhe shkaku i vdekjes së saj. Anita Stafa, që ende nuk i kishte mbushur 16 vjeç, lindur dhe banuese në fshatin Shtrazë të Shijakut, gjeti vdekjen rreth orës 15:30 të ditës së djeshme, në spitalin civil të Durrësit. Sipas burimeve spitalore nga Durrësi, mësohet se pacientja Stafa, ka shkuar në gjëndje të rëndë shëndetësore, nga familjarët e saj. Sipas mjekëve, ajo është futur me urgjencë në sallën e reanimacionit, ku dhe ka ndërruar jetë, megjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha. Po të njëjtat burime spitalore, kanë bërë të ditur dje për gazetën “Metropol”, se vetëm autopsia do të përcaktoj me saktësi shkaqet e vdekjes së adoleshentes. Ndërkohë, familjarët e vajzës të cilët ndodheshin në spital, kanë deklaruar për mjekët, se nuk e kishin parë vajzën e tyre që të përdorte ndonjë lloj helmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›