E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentë të juridikut, protestë për diplomimin

09/12/2009  Ju ishte thënë se do përfundonin sistemin 4-vjeçar

“Do mbetemi thjesht me një certifikatë, s’ka as master në Vlorë”

VLORE- Studentë të juridikut një tjetër protestë në ambientet e universitetit “Ismail Qemali”, sërish në lidhje me shqetësimin për diplomimin e tyre. Studentë të vitit të tretë të juridikut thanë se në fillim të studimeve të tyre janë njoftuar se do të kryenin studimet në sistemin katërvjeçar, e tashmë ato ndërpriten krejt papritur. "Na kanë thënë se do jemi me sistemin katërvjeçar dhe dy vitet e para, i kemi bërë sipas këtij procesi, pasi i binte, që ne sikur të zbatohej karta e Bolonjës, të kishim realizuar 21 lëndë, duke i mbyllur dhe plotësuar kreditet. Ndërkohë që deri në vitin e dytë ne kemi mbyllur 25 lëndë. Pasi mbaruam vitin e parë dhe të dytë, nuk na bënë me dijeni nëse do të kishte ndryshime. Tani na vjen shefi i departamentit dhe na thonë që ju e mbyllni këtë vit. Shqetësimi ynë është se ajo diplomë që mund të marrim është thjesht një certifikatë. Studentët kërkohet të njihet sistemi katërvjeçar. “Nuk pranojmë as diplomën e integruar. Kërkojmë thjesht të na njihet profili ynë. Në Vlorë nuk ka master dhe çdo zgjedhje që do na propozojnë, do të jetë thjesht jo një zgjidhje për ne. Në heshtje dhe pedagogët tanë, janë dakord me ne, pavarësisht se nuk na mbështesin dot. Rektori nuk ndodhet fare në Shqipëri. Nuk dimë ku të shkojmë dhe ku të ankohemi”,- thanë studentët. Ata kanë bërë me dije se ky është vetëm fillimi i protestave. Ato do të përshkallëzohen, për të kërkuar të drejtën e diplomimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›