E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët, dhuratë Berishës 15 prodhime shqiptare



Në mënyrë simbolike, një dhuratë për Kryeministrin e vendit, një shportë me 15 prodhime shqiptare me rastin e festive të fundvitit. Kryeministri Berisha priti dje një grup studentësh të Universitetit Bujqësor të Kamzës, të cilët me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe GTZ-së, i dhuruan Kryeministrit Berisha në mënyrë simbolike një shportë me 15 prodhime shqiptare. Me këtë rast, studentët e informuan Kryeministrin Berisha lidhur me nismën e tyre për promovimin e prodhimeve shqiptare. Duke e vlerësuar këtë nismë si shumë të rëndësishme, Kryeministri u shpreh se prodhimet shqiptare janë ndër më të vlerësuarat në vend për vetitë e tyre, duke pasur parasysh faktin që kërkesa për prodhime BIO është gjithnjë e lartë. Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri i njohu studentët me masat e vazhdueshme që po ndërmerr qeveria në mbështetje të sektorit bujqësor, duke u dhënë përparësi disa kulturave të veçanta si ulliri, prodhimit të mjaltit etj., si produkte që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›