E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e Vlorës vijojnë grevën e urisë: Ministria po tallet me neNga TemaStudentët e Universitetit të Vlorës, që kanë mbaruar për Juridik, kanë vijuar protestën e tyre, edhe pse Ministria e Arsimit ka deklaruar se do të marrin diplomat e rregullta

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Studentët e Vlorës vijojnë grevën e urisë: Ministria po tallet me neNga Tema

Studentët e Universitetit të Vlorës, që kanë mbaruar për Juridik, kanë vijuar protestën e tyre, edhe pse Ministria e Arsimit ka deklaruar se do të marrin diplomat e rregullta, siç parashikohet për të gjitha ata që kanë mbaruar ciklin katërvjeçar. Por studentët thonë se përgjigjja ka qenë joserioze, thjesht një deklaratë. Ata thonë se do vijojnë grevën e tyre deri në plotësimin e kërkesës së plotë. Atyre iu është bashkangjitur edhe shoqëria civile në protestë.

Nga ana tjetër, deputetja socialiste, Ledi Shamku, tha se Ministria e Arsimit po kërcënon seriozisht jetën e studentëve në Vlorë, të cilët i ka detyruar të zgjedhin grevën e urisë për të marrë atë çka iu takon, një diplomë të ligjshme. Ajo tha dje se greva e studentëve të Vlorës është dëshmi e dështimit të qeverisë në aplikimin e Kartës së Bolonjës.

“Po çfarë iu propozon atyre në të vërtetë MASH? Një sajesë të sajën, krejt antiligjore; iu servir një pseudo-diplomë të nivelit të dytë me 240 kredite, që s’është parë e dëgjuar kund, përveçse në dikasteret mendjembyllura të kësaj qeverie. Me këtë letër bakalli, e ritheksojmë krejt antiligjore, studentëve u ngecet kështu në dorë një dëshmi që nuk vlen për t’u punësuar as në Shqipëri, se, sa për në Evropë, një paçavure e tillë do t’i linte pa gojë institucionet e atjeshme dhe natyrisht lë pa të ardhme këta djem e vajza. “Qeveria e integrimit”, duket se punon përditë për ta larguar rininë shqiptare nga Evropa. I kërkojmë sot MASH, të mbledhë mendjen sa nuk është vonë e t’u japë studentëve atë çka u takon me ligj: Diplomat e sistemit 4-vjeçar, pasi nuk mund të aplikojë mbi ta ligje me fuqi prapavepruese për të mbuluar dështimin e saj me Kartën e Bolonjës. T’i vijë turp kësaj qeverie të dhunshme, e cila po i detyron përditë shqiptarët që të drejtat dhe liritë e tyre t’i marrin me pahir e madje duke rrezikuar jetën”, - tha Shamku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›