E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e arteve, Në kërkim të ngjyrave të humbura....

Punimet e studentëve të Fakultetit të Arteve Pamore janë ekspozuar në mjediset e Galerisë FAP
Duke rendur në kërkim të ngjyrave, studentët e arteve ata kanë sjellë diçka të veçantë në krijimtarinë e artit të pikturës. Punimet e studentëve të Fakultetit të Arteve Pamore janë ekspozuar dje në mjediset e Galerisë FAP, e cila gjatë këtij sezoni ka pasur shumë ekspozita që janë hapur në mjediset e saj. Ndryshe nga ekspozitat e tjera, Në kërkim të ngjyrave të humbura vjen me ngjyrat e larmishme, të cilat janë në tablo mjaft interesante. Organizatorët tregojnë se ekspozita Në kërkim të ngjyrave të humbura, vjen në vijim të axhendës artistike, sipas së cilës janë përcaktuar ekspozitat që do të hapen. Kjo ekspozitë vjen menjëherë pas asaj të titulluar Insekt, e cila solli për publikun e interesuar rreth 60 grafikë studentore të realizuara në një hark kohor 2 javor. Me një teknikë të veçantë ajo erdhi pas një work-shopi, të realizuar nga datat 20 prill deri 10 maj, në Atelienë e Grafikës në këtë fakultet, me artistin grafist Christian Than Hauser dhe i koordinuar nga pedagogu Ardian Isufi. Kursi konsistonte në njohjen dhe përpunimin e teknikës së gdhendjes më dru (ksilografi) dhe në njohjen e teknikës së vjetër të shtypit të Gutenbergut në këtë mënyrë studentët e ateliesë së grafikës dhanë refleksionet e tyre artistike të përshtatura kryesisht në teknikën e ksilografisë, ku vlen për t1u theksuar fakti që ata për herë të parë realizojnë shtypin në letra grafikë origjinale japoneze, gjermane etj. Workshopi ka zgjatur një javë dhe më pas ai është prezantuar në ekspozitën me të njëjtin emër. Tema që u zgjodh Insekt ishte përgjithësisht me teknika në dru. Me këtë teknikë gdhendet druri dhe lyhet me bojë, dhe del pjesa negative në letër. Kjo është teknika që është punuar më tepër në këtë workshop, por studentët kanë punuar dhe në teknika të tjera si në grafi, zink,linoleum, etj. Pra, të gjithë studentët ishin të përqendruar mbi një temë, ku nga fauna dhe zoologjia ata morën disa elementë qendrorë dhe më pas i tjetërsuan në një lloj qëndrimi artistik mbi natyrën, situata shoqërore sociale dhe humane por dhe politike. Ekspozita Insekt në galerinë FAP në Akademinë e Arteve, ishte e ndarë në tre seksione. Në të parin u prezantuan punimet grafike të Austriakut Christian Thanhauser më një cikël peizazhe rurale në teknikën e ksilografisë. Në seksionin e dytë u prezantuan grafikat e studentëve të vitit të II dhe të III të përzgjedhura nga puna intensive në work-shop në teknikën e ekspo-grafikës, por edhe nga teknikat të tjera alternative të grafikës. Ndërkohë që, në seksionin e tretë u shfaq dokumentari që pasqyron në detaje mbi aktivitetin dhe që evidenton pikat kyçe të punës dhe procesit hulumtues studentor.  

Dy fjalë në vend të titullit
I gjithë problemi është qyteti. Qyteti është ndarja e legjitimuar e njeriut me truallin e tij parak, rrjedhimisht edhe me ngjyrat e këtij trualli. Çmimi i kësaj ndarjeje është i pa cak, për faktin se është i lidhur drejtpërdrejt me kohën, me jetën e njeriut në qytet, thënë ndryshe me qytetarin. Nëse do isha i detyruar ti vendosja një titull kësaj ekspozite, ai do ishte Në kërkim të ngjyrave të humbura, duke revokuar kështu veprën e jetës së Marcel Proust-it Në kërkim të kohës së humbur, pasi bëhet fjalë për të njëjtin thelb ontologjik dhe për të njëjtën semantikë. Me shpikjen e megalaboratorit që quhet kalimthi qytet, njeriu braktisi kohën si të tillë, për të hyrë pashmangshëm në kohën mekanike dhe dialektike njëherësh, që ndryshe mund të emërtohet edhe si Era Gri, për faktin se vetëm kjo ngjyrë mbizotëron, dhe çfarë është më e rëndësishmja jo vetëm sëjashtmi, por jo rrallë edhe së brendshmi. Prandaj, lidhja e harruar me ngjyrat e truallit parak sa vjen dhe e thellëson edhe më shumë domosdoshmërinë e rikthimit drejt këtij të fundit, si përplotësi identitare e qenies. Edhe autori i këtyre pikturave, nuk bën gjë tjetër vetëm se gjakon e përshpirtet njëkohësisht, ti përkujtojë shikuesit (j)etiken që ngërthejnë ngjyrat për të cilat po flasim, sado që ai është krejtësisht i bindur se një përpjekje e tillë është thjeshtë e pamundur, për faktin se fatkeqësisht ky është një imitim. E megjithatë kjo nuk do të thotë të mos e realizosh atë që është e mundur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›