Studentët që duan të përfitojnë bursë, takim në ambasadë
Maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë në universitetet italiane, duhet të përfundojnë legalizimin e dokumenteve. Kjo është një procedurë në vazhdën e përgatitjes së dokumentacionit për studimet jashtë vendit. Dje, në një njoftim zyrtar, Ambasada Italiane në Tiranë ka rikujtuar për studentët shqiptarë që janë regjistruar apo janë në fazën e regjistrimit në universitetet italiane disa nga avantazhet që mund të kenë gjatë kohës së qëndrimi të tyre jashtë për qëllime studimi.
Sipas ambasadës, studentët e huaj që nuk u përkasin vendeve të Bashkimit Evropian, mund të përfitojnë, sikurse dhe studentët italianë, nga shërbimet për të drejtat e studimit, si bursa studimi, përjashtimi i plotë apo i pjesshëm nga taksat dhe tarifat universitare.
Procedurat
Studentët që janë regjistruar apo janë në fazën e regjistrimit pranë universiteteve italiane, të cilët banojnë në qytetet në përkatësi territoriale të Ambasadës Italiane në Tiranë, dhe kërkojnë të legalizojnë dokumentet e nevojshme për përftimin e bursës së studimit apo përjashtimin nga taksat dhe tarifat universitare, mund të caktojnë një takim pranë Zyrës së Legalizimeve të kësaj ambasade, duke telefonuar në numrin 0900 404 3000 nëse telefonojnë nga një numër fiks, dhe në numrin 0900 404 4000 nëse telefonojnë nga telefon/////////// fiks apo celular.
Të interesuarit do të priten me përparësi prej ditës së hënë, datë 3 gusht 2009, deri ditën e premte, datë 14 gusht 2009.
Ambasada Italiane rikujton se të gjitha dokumentet e legalizuara për arsye studimi janë falas. Ambasada rikujton gjithashtu se të gjithë studentët tashmë të regjistruar, krahas dokumenteve për legalizim, janë të detyruar të paraqesin domosdoshmërish dhe vërtetimin e regjistrimit në universitet për vitin shkollor 2009-2010. Pasi të kenë mbërritur në Itali, studentët mund të paraqesin dokumentet e legalizuara pranë Zyrave kompetente të universiteteve italiane në të cilat janë regjistruar, për të mundësuar kështu përfitimin e shërbimeve për të drejtat e studimit (si bursa studimi, përjashtim i plotë apo i pjesshëm nga taksat apo tarifat universitare).
Informacioni i mëtejshëm
Të gjitha njoftimet, si dhe afatet përkatëse, janë të botuara në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, universiteteve dhe kërkimit (www///.miur.it në nëndarjen "studenti e diritto allo studio"), si dhe në faqet e internetit të çdo universiteti.
Në këtë faqe janë të hedhura të gjitha informacionet lidhur me perfiditet e studentëve që mësojnë në universitetet italiane.
"Në këtë rubrikë ndodhet informacioni i vlefshëm për vitin akademik 2008-2009 mbi modalitetet e dhënies së bursave të studimit, për shërbime lidhur me paradhëniet, shërbimet e qëndrimit në banesë, për kontributin e lëvizjes internacionale, taksat e regjistrimit dhe kontributet universitare mbi bursat e studimit, që i janë alokuar universitetit", thuhet në fillimin e kësaj faqe, përkatësisht te të drejtat e studentit. Më poshtë renditen të gjitha vendimet e marra lidhur me çështjen e studimeve, të drejtat e studimit, bursat dhe lehtësira të tjera.