Taksat dhe tarifat e reja vjetore për qytetarët e Tiranës
Qytetarët e Tiranës do i nënshtrohen taksave dhe tarifave të reja për vitin 2010. Të gjitha këto janë të përpiluara në buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe relacioni i detajuar u ishte shpërndarë mbrëmë anëtarëve të Këshillit Bashkiak për miratim. Sipas këtij relacioni për vitin 2010 të ardhurat e përgjithshme të Bashkisë së Tiranës parashikohen në shumën 6.678.910.000 lekë ose i njëjtë me planin e vitit 2009. Këto të ardhura përbëhen nga: -Të ardhura nga taksat e tarifat vendore, -Të ardhura nga pagesat e përdorimi i aseteve të Bashkisë. Specialistët janë shprehur në relacion se pavarësisht ndërhyrjeve të forta ligjore dhe cenimit të autonomisë vendore, të cilat ndikuan negativisht në buxhetet vendore përsëri kontributi i Bashkisë së Tiranës, ka qenë determinues dhe mjaft i dukshëm në buxhetin e pushtetit lokal në rang vendi. Duke ju referuar të dhënave mbi raportimin e buxhetit të shtetit në vite, kontributi i Bashkisë i shprehur me shifra, evidentohet si më poshtë (në OOO/lekë).
Bashkia
Për vitin 2010, të ardhurat nga taksat e tarifat vendore, janë programuar në shumën , 6.678.910.000 lekë ose 100 % krahasuar me planin e vitit 2009. Shumë prej taksave dhe tarifave do të pësojnë ulje si pasojë e ndërhyrjeve të Qeverisë Qendrore. Por specialistët nuk i kanë marrë në konsideratë në këtë parashikim pasi janë premtuar të kompensohen nga Qeveria. “Ndërkohë reduktime të propozuara në paketën fiskale, si pasojë e vështirësive që biznesi dhe qytetarët po kalojnë, na pozon përballë një parashikimi me rritje 0 krahasuar me vitin 2009.
Ky parashikim ka në themel: -Rritjen e arkëtimit të të ardhurave nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në Tiranë, -Uljen e evazionit fiskal duke ulur numrin e debitorëve, -Normën e inflacionit (3.0 përqind), -Ecurinë e deritanishme (Janar -Nëntor 2009) të realizimit të të ardhurave për secilin zë, -Efektet e ndryshimit të politikës në lidhje me disa taksa, të miratuara gjatë vitit 2009, -Efektet e përmirësimeve administrative;
-përmirësimin e kushteve të biznesit dhe thjeshtimin e procedurave tatimore, -Përsosja e sistemit informatik në programin e taksave”, thuhej në relacionin e përgatitur nga specialistët e Bashkisë.
Të ardhurat tatimore
Për vitin 2010 të ardhurat tatimore arrijnë në shumën 50008.000.000 lekë, ose 3 % më shumë se parashikimi i vitit 2009. Kjo rritje mjaft e ulët ka ardhur nga ndryshimet e propozuara në paketën fiskale lokale të cilat synojnë të ulin detyrimet tatimore lokale për bizneset e vogla dhe qytetarët si një përgjigje ndaj vështirësive ekonomike me të cilat po përballen dita ditës. Të ardhurat nga taksat vijojnë të mbetën burimi kryesor i të ardhurave pasi përbëjnë rreth 75 % të tyre. Ato financojnë jo vetëm shpenzimet kapitale të qytetit par edhe një pjesë të mirë të shërbimeve publike lokale pasi këto të fundit nuk arrijnë të optimizojnë të ardhurat e gjeneruara nga tarifat e shërbimit. Për vitin 2010, zëri të ardhura të tjera parashikohet në shumën 393.500.000 lekë ose 9 % më shumë se parashikimi i vitit 2009. Në këtë rritje do të ndikojë një menaxhim më i mirë i aseteve të Bashkisë si dhe arkëtimi në maksimum i burimeve të tjera të të ardhurave (si nga pagesat e fëmijëve, qiratë e objekteve dhe të ardhurat nga institucionet e varësisë).
Tarifat e shërbimit
Të ardhurat nga tarifat e shërbimit për vitin 2010 parashikohen në shumën 1.277.410.000 lekë ose 2 % më pak se parashikimi i vitit 2009. Eksperienca e arkëtimeve të të ardhurave nga tarifat e shërbimeve gjatë 2009 na propozon nevojën e një parashikimi të reduktuar për vitin 2010. Vijojmë të përballemi me evazionin fiskal të të ardhurave nga qytetarët të cilat administrohen nga njesitë bashkiake. Si pasojë një pjesë e mirë e shërbimeve publike do të vazhdojnë të subvencionohen nga të ardhurat nga taksat. Për vitin 2009, Këshilli Bashkiak i Tiranës, me miratimin e buxhetit të Bashkisë, ka miratuar edhe planin e të ardhurave në shumën 6.670.365.000 lekë si edhe fondin e mbartur nga viti 2008.
Duke gjykuar mbi ecurinë e realizimit të këtyre të ardhurave gjatë vitit 2009 si dhe ndikimet e ndryshimeve ligjore, që fillojnë nga ky vit, është llogaritur që të ardhurat deri në fund të vitit të realizohen në shumën 6.295.443.309 lekë ose 90 %, kundrejt planit vjetor të miratuar. Këto mosrealizime vijnë kryesisht nga treguesit jo pozitive të të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukture dhe ajo e legalizimeve, si edhe nga tarifat e familjarëve.
Taksa mbi Pasurinë
Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi.
Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës mbi ndërtesat për kategorinë "Ndërtesa të Tjera" është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore. Agjenti tatimor për vjeljen e taksës mbi ndërtesën për kategorinë l "Ndërtesa Banimi" janë Njësitë Bashkiake. Për periudhën deri në fund të vitit 2009 pritet të realizohet një e ardhur prej 595.000.000 lekë dhe përkatësisht 495.000.000 lekë të arkëtuara nga DPlTV dhe vetëm 100.000.000 lekë të arkëtuara nga Njësitë Bashkiake (kontributi i familjarëve). Edhe gjatë këtij viti ka munguar informacioni mbi pasuritë objekt i kësaj takse, kështu Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme edhe pse ka si detyrim ligjor dhënien pa pagesë të informacionit mbi sipërfaqet objekt i kësaj takse vijon të mos japë informacione. Të ardhurat nga kjo taksë për vitin 2009 parashikohen të realizohen në shumën 83 % të planit vjetor. Referuar realizimit të pritshëm të vitit 2009 dhe angazhimit të strukturave të Bashkisë me një plan masash specifike për këtë taksë, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë për vitin 2010 parashikohen në shumën 674.000.000 lekë ose 3% më shumë se 2009. Ky parashikim mbështetet në:
-Të dhënat e regjistrit të taksapaguesve vendorë,
-Të dhënat mbi numrin dhe vlerën e debitorëve deri në vitin 2009, -Të dhënat mbi numrin e subjekteve dhe sipërfaqeve të reja, -Realizimin e pritshëm për vitin 2009,
Ecuria e taksës mbi pasurinë për kategorinë e biznesit dhe atë të familjarëve për vitet 2007-2009 dhe parashikimi për vitin 2010, paraqitet si më poshtë:
Parashikimi i taksës së pasurisë për vitin 2010, për kategorinë e ndërtesave të banimit, është si më poshtë: Ndërtesa banimi -ndërtuar para 1993 75.000 2.475.000 10.5 25.500.000
-ndërtuar pas 1993 85.000 4.250.000 21 90.000.000
Shuma 160.000 115.500.000 Zbritet 10 % për paguesit para
1150000030 Prillit .
Totali 104.000.000
Kategoria Ndërtesa të tjera (kontributi i biznesit)
Gjatë vitit 2009 në masë realizimin e të ardhurave nga kjo kategori ndikoi ndjeshëm mosfunksionimi i KRRT-së për arsye të kompozimit politik të saj. Kjo ka ndikuar për periudhën në vijim duke na kushtëzuar në rritjen e të ardhurave, rritje e cila do të përqendrohet kryesisht në: -Evidentimin e subjekteve ekzistuese, saktësimin e sipërfaqeve, -Mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, -Shtimin e bazës së taksapaguesve, për vitin 2010 është parashikuar një rritje në sipërfaqen e taksueshme prej 250.000 m2 më shumë se viti 2009
Parashikimi i të ardhurave nga taksa e pasurisë për vitin 2010, për kategorinë e biznesit, është si më poshtë:
Të ardhura nga bizneset për vitin 2010 490.000.000 Zbritet 10 % për paguesit para 30 Prillit -50.000.000 Të ardhura nga debitorët e biznesit në vite 80.000.000 Ndërtesa të reja dhe risaktësime sipërfaqesh 50.000.000 1 Totali' 570.000.000
Taksa vendore e biznesit të vogël
Për vitin 2010 ndryshimet ligjore, të cilat prekin nivelin e xhiros, duke ndryshuar pragun kur një biznes konsiderohet si i vogël do kenë dhe efektin e tyre në të ardhurat nga kjo taksë. Premtimi për kompensim të tyre na mundëson parashikimin ne nivele të krahasueshme me vitin 2009 dhe jo në zbritje. Taksa vendore mbi biznesin e vogël llogaritet si detyrim vjetor i taksapaguesit, qoftë ky subjekt fizik apo juridik, vendas apo i huaj, i cili realizon një të ardhur bruto vjetore (qarkullim) të barabartë ose më të vogël se 8.000.000 lekë. Taksa paguhet në katër këste të barabarta në datat 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor dhe kësti i fundit jo më vonë se data 20 Janar i vitit të ardhshëm fiskal. Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës vendore mbi biznesin e vogël është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore. Sipas treguesve në rang kombëtar dhe treguesve të Bashkisë së Tiranës shikojmë se Bashkia e Tiranës ka kontributin më të madh në këtë taksë në nivel republike.
16 Janar 2010