E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimet në Amerikë, dokumentacioni i plotë që kërkohet për të aplikuar për vizë



Jonida Tashi

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar dokumentet që kërkohen për të aplikuar për vizë studimi në SHBA. Përpos përcaktimit të rregullave të reja, që do të ndiqen gjatë këtij viti për të vijuar studimet e larta në Amerikë, autoritetet amerikane kanë detajuar të gjitha dokumentet që kërkohen për t’u pajisur me vizën e studimit. Çdo i interesuar, mbasi të ketë përgatitur dokumentacionin që kërkohet mund të caktoj takim për në Ambasadë, duke përdorur faqen e saj të internetit. Dështimi për të paraqitur formularët e kompletuar në kohën e intervistës për vizë do të rezultojë në anulimin e datës tuaj të takimit dhe ju do t’iu duhet të caktoni një datë tjetër takimi. Pagesa e aplikimit është 140 dollarë ose e barasvlershme në lekë sipas kursit të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Përveç pagesës së aplikimit, studentët duhet të paguajnë dhe të sjellin një faturë të veçantë që kanë paguar edhe taksën për SEVIS I-901.
Dokumentet e aplikimit
Të gjithë aplikantët për viza jo-emigrimi, sikurse janë edhe studentët, duhet të paraqesin pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë dokument e renditura si më poshtë: formularët e aplikimit DS-160, të plotësuar elektronikisht (për të gjithë aplikantët, pavarësisht nga mosha); nëse ju nuk sillni faqen e konfirmimit të formularit DS-160 me kodin përkatës, takimi juaj do t’ju shtyhet për datën tjetër të mundshme. Ky formular do t’ju jepet ditën e intervistës nga punonjësi i “Albanian Courier” përpara se të paguani tarifën e aplikimit; një pasaportë, e vlefshme të paktën 6 muaj mbas hyrjes së planifikuar në Shtetet e Bashkuara. Nëse ju keni marrë Letërnjoftimin ose Kartën e Identitetit, duhet ta përfshini numrin e saj në fushën numër 14 të formularin DS-156). Gjithashtu kërkohet paraqitja e çdo pasaportë të mëparshme që ju është lëshuar dhe që e keni ende në posedimin tuaj. Nëse ju keni një pasaportë të re dhe pasaporta juaj e mëparshme nuk ka skaduar ende, ju duhet ta anuloni atë fizikisht pranë autoriteteve të policisë lokale; një fotografi të kohëve të fundit (jo më shumë se 6 muaj të vjetër). Për kërkesat e fotografisë konsultohuni në faqen e internetit: http://albanian.tirana.usembassy.gov/photo_requirements.htm. Fotografitë që nuk përmbushin këto specifikime do të refuzohen dhe aplikantit do t’i kërkohet të sjellë një fotografi të re; pagesa e aplikimit: pagesa aktuale për shumë kategori vizash, duke përfshirë vizitorë për biznes ose turizëm, studentë, vizitorë shkëmbimi, media, si dhe programet e punës së verës është 140 dollarë ose e barasvlershme në lekë (subjekt për t’u ndryshuar) sipas kursit të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Për shumicën e vizave të bazuara në peticion pagesa është 150 dollarë ose ekuivalenti në lekë. Pagesa e aplikimit nuk është e kthyeshme dhe paguhet vetëm me para në dorë. Çdo person që aplikon duhet ta paguajë pavarësisht nga mosha. Ju duhet të paguani shumën e saktë të parave që kërkohen, pasi një pjesë në dollarë dhe një pjesë në lekë nuk pranohet. Pagesa për lëshimin e vizës, nëse viza ju lëshohet, do të ketë një pagesë shtesë në bazë reciprociteti, nëse është e aplikueshme. Nëse ka pagesë për lëshimin e vizës, ajo është a barabartë afërsisht me pagesën që u ngarkohet qytetarëve amerikanë kur ata udhëtojnë në shtetet e tjera; dëshmitë: aplikantët për viza vizitori duhet të tregojnë që ata kualifikohen sipas parashikimeve ligjore të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Aplikantët duhet të demonstrojnë që ata janë të klasifikuar si vizitorë sipas ligjit amerikan. Ligji amerikan i emigracionit parashikon që çdo aplikant ka për qëllim të emigrojë në SHBA. Prandaj, aplikantët duhet ta tejkalojnë këtë parashikim dhe të demonstrojnë që janë të klasifikuar si vizitorë sipas parashikimeve të ligjit amerikan.
Dokumentet shtesë
Të gjithë aplikantët për studime dhe shkëmbim kulturor duhet të përgatiten të paraqesin dokumentacionin shtesë si më poshtë: formularin I-20A-B, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Studentit Jo-Emigrant (F-1) për Studentë Akademik dhe të Gjuhës ose formularin I-20M-N, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Studentit Jo-Emigrant (M-1) për Studentët Profesional. Ju duhet të paraqisni një formular të nxjerrë nga sistemi SEVIS, I-20, i cili sigurohet nga shkolla ku jeni regjistruar. Ju dhe zyrtari i shkollës duhet të firmosni formularin I-20. Të gjithës studentët, ashtu dhe bashkëshortët e tyre dhe vartësit duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Vizitorit Shkëmbyes dhe Studentor (SEVIS), një sistem i bazuar në internet që mban informacion aktual dhe të saktë mbi vizitorët shkëmbyes dhe studentor si dhe vartësve të tyre (mbajtësit e vizave F/M-2). Shkolla juaj është përgjegjëse për të regjistruar informacionin e formularit I-20 në sistemin SEVIS. Studentëve do t’u duhet gjithashtu, të paguajnë taksën e SEVIS I-901 për çdo program studimi. Të gjithës aplikantët për studentë duhet të kenë një formular I-20, të nxjerrë nga sistemi SEVIS, i lëshuar nga një institucion edukimi dhe i aprovuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DSK), të cilin ata e dorëzojnë kur aplikojnë për vizën e tyre të studentit. Zyrtari konsullor do t’i duhet të verifikojë të dhënat e I-20 elektronikisht nëpërmjet sistemit SEVIS, në mënyrë që të procesojë aplikimin e tyre për vizë studentore. Përveçse në rastet kur përjashtohet, të gjithë pjesëmarrësit që kanë një SEVIS I-20, të lëshuar në ose mbas datës 1 shtator 2004, duhet të paguajnë taksën SEVIS I-901 me DSK për çdo program individual. Taksa mund të paguhet ose nëpërmjet internetit ose me “Western Union”. Përveç pagesës së aplikimit, studentët duhet paguajnë dhe të sjellin një faturë të veçantë që kanë paguar edhe taksën për SEVIS I-901. Ndërsa të gjithë aplikantët e vizës F duhet të paguajnë takës e aplikimit, duke përfshirë vartësit, vetëm aplikanti kryesor duhet të paguajë taksën SEVIS. Nëse taksa SEVIS nuk është paguar aplikanti nuk do të intervistohet.
DS-2019, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Vizitorëve Shkëmbyes. Ju duhet të paraqisni një formular të nxjerrë nga sistemi SEVIS, DS-2019, i cili u është dhënë nga sponsori juaj i programit. Të gjithës studentët, ashtu dhe bashkëshortët e tyre dhe vartësit duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Vizitorit Shkëmbyes dhe Studentor (SEVIS), një sistem i bazuar në internet që mban informacion aktual dhe të saktë mbi vizitorët shkëmbyes dhe studentor si dhe vartësve të tyre (mbajtësit e vizave J-2). Sponsori juaj i programit është përgjegjës për të regjistruar informacionin e formularit DS-2019 në sistemin SEVIS. Vizitorët shkëmbyes që nuk bëjnë pjesë në programet e sponsorizuara nga qeveria amerikane do të duhet gjithashtu të paguajnë taksën e SEVIS I-901 për çdo program. Pyetjet përsa i përket programit tuaj shkëmbyes duhet t’i drejtohen sponsorit tuaj të programit.
DS-7002, Plan Vendosje për Trajnim/Praktikën. Të gjithë vizitorët shkëmbyes (vizat J) aplikantët e vizave për stazhier ose praktikantë me formularin DS-2019, të lëshuar në ose mbas datës 19 korrik 2007 (bazuar në kutinë 7 të formularit) duhet gjithashtu të paraqesin plan vendosjen për trajnimin/praktikën, formularin DS-7002, kur të aplikojnë për vizën. Nëse formulari juaj DS-2019 është lëshuar përpara datës 19 korrik 2007, formulari DS-7002 nuk duhet.

Për vizat që aprovohen
Nëse aplikimi juaj aprovohet, seksionit konsullor do t’i duhet të paktën dy ose tre ditë pune për të përfunduar procesin dhe stampimin e vizës. Për të gjithë aplikantët që banojnë në Shqipëri, pasaporta juaj do të kthehet me anë të shërbimit privat “Albanian Courier”. Zyrtarët e “Albanian Courier” do t’iu kontaktojnë sapo të marrin pasaportën nga zyra e Ambasadës Amerikane. Kundrejt këtij shërbimi ka një tarifë dhe pagesa bëhet në momentin e marrjes së pasaportës. Aplikantët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet të këshillohen që shërbimi brenda ditës nuk është i disponueshëm. Aplikantët duhet të përgatiten të lënë pasaportën e tyre në Ambasadën Amerikane në Tiranë edhe për ditën tjetër, për të përfunduar procesin e vizës. Ambasada Amerikane në Tiranë nuk garanton se sa do të zgjasë ky proces.
Për aplikimet që refuzohen
Nëse aplikimi juaj i vizës refuzohet, pasaporta juaj do të kthehet në përfundim të intervistës, së bashku me një letër që shpjegon se në cilën pjesë të ligjit amerikan ju nuk kualifikoheni.

15 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›