Studimet ne Gjermani - Panair informacioni ne Tirane

Cdo vit ne Gjermani studiojne rreth 250 mije studente te huaj. Per pranimin ne universitetet gjermane te interesuarit kane nevoje per nje informacion te detajuar. Kete e realizon Panairi i Informacionit mbi studimin.
Informacioni eshte gjithcka. Kete e kane kuptuar mire dhjetera e dhjetera vajza dhe djem te shkollave te mesme te Tiranes qe kane mbushur sallat e Qendres se Gjermanishtes te Institutit Gete ne Tirane dhe te Qendres se Informimit te BE ne godinen fqinje te ndodhura ne zemer te zones qe njihet si Blloku.
Juumlrgen Rohling nga Sherbimi Gjerman per shkembime Akademike lektor i gjuhes gjermane ne Universitetin e Tiranes u shpjegon atyre gjithcka qe duhet te dine nese desherojne te kryejne studime universitare apo kerkime shkencore ne Gjermani. Ideja jone ne organizimin e ketij panairi eshte qe ti japim gjithkujt informacion per mundesite qe ekzistojne ne Gjermani per te kryer studime te larta kerkime shkencore dhe per te fituar grada akademike. Duke qene te informuar te rinjte dhe te rejat nga Shqiperia mund te vendosin cfare duan te studiojne dhe ne cilin universitet. Bota eshte e madhe. Studimet ne Gjermani u japin nje shans te mire per te ndertuar jeten dhe karrieren e tyre profesionale. Ne u tregojme rrugen u themi Ej pse nuk mendoni te studioni ne Gjermani - thote Juumlrgen Rohling per programin shqip te DW. Juumlrgen Rohling thote se nder 2 milion e 250 mije studente qe studiojne cdo vit ne universitetet gjermane 125 jane studente te huaj. Gjermania eshte nje vend shume terheqes per studentet e huaj. Numri i tyre ka ardhur duke u rritur. Kjo ndodh sepse universitetet gjermane ofrojne nje larmi te jashtezakonshme per studime ne fusha dhe nivele te ndryshme. Kemi studime dhe programe ne gjermanisht dhe anglisht per grada shkencore si Bachelor Master dhe Doktorature. Studentet e huaj mund te hasin veshtiresi per te kuptuar sistemin e larmishem gjerman te studimeve pasi ka shume Universitete shume Lande. Prandaj cdo student i huaj ka nevoje pike se pari per nje informim te mire. Numri eshte ne rritje. Kete e di nga puna qe bej ne Tirane ku shume vete me pyesin sesi mund te shkojne ne Gjermani. Personalisht njoh shume nxenes qe ia kane dale mbane te studiojne me sukses ne Gjermani. Ne disa qytete si ne Gotingen ne Jena madje edhe ne kryeqytet ne Berlin ka komunitete te vogla shqiptare.
Edhe ne Shqiperi jane krijuar tashme komunitete me ata qe mesojne gjermanisht qe kane studiuar apo kryer specializime ne Gjermani. Qendra e Gjermanishtes e Institutit te mirenjohur Gete ben mesim paradite pasdite dhe sivjet ka hapur edhe kurse te mbremjes per te perballuar kerkesat ne rritje.
Drejtorja e kesaj Qendre Brigitte Grauguumlnter thote Eumlshte fakt qe interesi per gjuhen gjermane eshte rritur ne vitet e fundit dhe sidomos vitin e kaluar jo vetem nga brezi i ri por edhe nga te rritur sidomos mjeke qe deshirojne te shkojne ne Gjermani per te kryer atje specializime te ndryshme. Nderkohe shume nxenes nga Qendra e Gjuhes gjermane ne Tirane sjellin miqte e tyre per te studiuar gjuhen gjermane.
Nderkohe kerkesat vazhdojne te jene ne rritje nga nxenes qe studiojne ne shkollat publike.
Si eshte raporti mes kerkeses dhe mundesive qe kane ata Ka nje hendek jashtezakonisht te madh mes kerkeses per te mesuar gjuhen gjermane dhe mundesive qe ofrohen sidomos ne shkollat publike ne Shqiperi. Ne keto shkolla mesimi i gjermanishtes ka rene gje qe nuk ka ndodhur me shkollat private. Nderkohe kemi kuptuar qe shume prinder vijne ne Qendren e Gjermanishtes dhe thone qe femijet e tyre duan te studiojne gjuhen gjermane por ne shkollat publike nuk kane mundesi ose cilesia e mesimdhenies nuk eshte ajo qe ata deshirojne. Por kemi pare qe femijet jane shume entuziate dhe mesojne shume shume shpejt kur u paraqesim tekstet e mesimit te gjermanishtes - thote Brigitte Grauguumlnter.
Futja e mesimit te gjuhes gjermane si nje alternative ne sistemin e shkollave publike do te plotesonte kete hendek mes kerkesave te shumta dhe mundesive te pakta. Kjo behet nje domosdoshmeri per aspiratat e integrimit europian te Shqiperise per perfitimin e njohurive ne nje vend te zhvilluar ne avanguarde te BE si Gjermania.