Studimi: Nga djegia e një pylli, vendi humb 200 milionë lekë çdo vit
Studimi i Inxhinierisë Pyjore konstaton shifra alarmante dëmi. Flakët sjellin dëme të parikuperueshme ekonomike e mjedisore
Ervin Koçi
“Në vendin tonë bien mesatarisht rreth 147 zjarre në vit (5-vjeçari i fundit) me një dëm ekonomik që llogaritet mesatarisht në 150-200 milionë lekë në vit për pyll”. Kjo sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Mjedisit, e cila e ka bërë këtë evidentim në vitet e fundit pas rasteve të përsëritura të zjarreve, që kanë shkrumbuar sipërfaqen më të madhe të pyjeve dhe kullotave të vendit. Sipas një studimi të bërë nga specialistë dhe profesorë të Fakultetit të Inxhinierisë Pyjore në Universitetin e Kamzës, dëmi ekonomik i pyjeve të djegura është mbi 200 milionë lekë në vit për një pyll. Në këtë studim, nga specialistët e lëndës është llogaritur vetëm dëmi ekonomik dhe koha për rigjenerimin e një pylli pas djegies, por nuk janë llogaritur me saktësi dëmet që vijnë më pas në ekologji, në florë dhe faunë, në ndotjen e ujërave, në gërryerjen dhe rrëshqitjen e dherave dhe në pasoja të tjera në mjedis që janë katastrofike, zgjasin shumë në kohë dhe here-herë janë edhe të parikuperueshme. Sipas inventarit të vitit 2003 të bërë nga Ministria e Bujqësisë, “Shqipëria ka rreth 1.4 milionë ha pyje dhe rreth 400 mijë ha kullota”. Por sipas raportit më të fundit të specialistëve në vend, edhe pas djegieve të verës së vitit 2008, “pyje të vërtetë kanë mbetur gjithsej vetëm rreth 500 mijë ha në të gjithë vendin”.
Dëmi nga zjarret
“Çdo vit, në vendin tonë ka rënie të zjarreve në pyje dhe në shumë raste edhe djegie totale të masiveve pyjore”. Ky është mendimi i specialistëve të pyjeve, të cilët vënë alarmin për pakësimin me shpejtësi të kësaj pasurie të paçmuar në vendin tonë. Në studimin e bërë enkas për këtë qëllim, në 10-vjeçarin e fundit ka rritje të zjarreve. Si shkak kryesor nuk renditet më faktori natyrë, por ai njeri, si dhe keqmenaxhimi dhe mosruajtja nga shteti dhe komunitetet të këtyre pasurive. Si periudhën më të “nxehtë” për rënien e zjarreve specialistët kanë klasifikuar atë nga muaji maj deri në shtator të çdo viti. Sipas studimit del se, “zjarret në vendin tonë nuk vetëndizen nga temperaturat e larta të muajve të nxehtë, ashtu sikundër shpesh hamendësohet, por vihen qëllimisht ose aksidentalisht nga njerëzit. Në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të rajonit të Mesdheut nuk bien zjarre nga temperaturat e larta dhe nga era. Ato vetëm sa favorizojnë përhapjen e flakëve duke i djegur më shpejt pyjet dhe duke vështirësuar në fikjen apo vënien e tyre nën kontroll”. Në raport, më tej thuhet: “Rreth 61 për qind e zjarreve që bien në Shqipëri vijnë nga arsye të panjohura, 29 për qind vijnë nga pakujdesia dhe neglizhenca, 9 për qind janë të qëllimshëm, ndërsa 1 për qind shkaktohen nga ngjarje të pazakonta, ku renditen manovrat, stërvitjet ushtarake apo dhe luftërat”.
Zjarret në kullota
Përdorimi “tradicional” i zjarrit për menaxhimin e kullotave, sidomos nga barinjtë, mbetet një problem mjaft i madh për vendin tonë. Sipas specialistëve, “barinjtë i djegin kullotat pasi mendojnë se kështu ato mund të rigjenerohen dhe për të zhdukur barërat e këqija, parazitët dhe insektet”. Përveç kësaj, ka raste kur fshatarët i vënë zjarrin mbetjeve të grurit (kashtës) dhe e lënë atë të digjet ndërkohë që zjarri shtrihet edhe në pyje. Por si një shkak tjetër për zjarrvënie, sipas specialistëve, janë edhe konfliktet e pronësisë. Një tjetër shkak është dhe hapësira mjaft e madhe që i është lënë nga shteti inspektorëve të pyjeve (rojave të pyllit), të cilët duhet të kontrollojnë hapësira që variojnë nga 2 deri 3 mijë ha, në një kohë që në shumë raste kanë edhe mungesë mjetesh dhe pajisjesh. Në këto kushte, inspektorët e pyjeve e kanë tepër të vështirë të ruajnë pyllin nga prerjet ilegale, zjarret, gjuetia e paligjshme, zëniet e paligjshme etj. Shkak tjetër janë edhe zjarret aksidentale, si psh. nga rrufetë, që janë të rralla por që ndodhin. Zakonisht, ato çlirohen gjatë reshjeve, të cilat më pas i shuajnë zjarret. Vendet më të dëmtuara nga zjarret në pyje vitin e kaluar ishin: Puka, Kukësi, Tropoja, Erseka, Korça, Delvina, Vlora etj.
Zjarret në botë, një prej fatkeqësive më të mëdha
Jo vetëm në vendin tone, por edhe në botë zjarret zënë vendin e tretë përsa u përket fatkeqësive natyrore apo humane dhe sjellin dëme të parikuperueshme në ekonomitë e mjaft vendeve. Ato janë edhe shkaktuesit më kryesorë në shkarkesat e CO2 në atmosferë. Edhe vende më të mëdha e kanë shumë problem këtë situatë dhe investojnë shumë për të rikuperuar apo eliminuar dëmet nga zjarret. Në SHBA digjen 20 milionë ha pyje në vit, por për ripyllëzimin e tyre qeveria amerikane jep 3.3 miliardë dollarë çdo vit.
7 Dhjetor 2008