Studimi i ISHP-së, qëndrimi në diell shkakton tumor
Ekspozimi i tepërt në diell shkakton probleme të mëdha shëndetësore. Sëmundjet që shkaktohen dhe masat mbrojtëse nga dielli
Emanuela Sako
Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell bëhet shkak për formimin e tumoreve. Rrezet e dëmshme të diellit reagojnë negativisht për sytë dhe lëkurën e personave që qëndrojnë për orë të tëra në diell. Studimi i fundit i ISHP-së tregon se qëndrimi në diell bëhet shkak për shtimin e disa sëmundjeve, si dhe përkeqëson gjendjen shëndetësore të personave që vuajnë nga sëmundje të tjera. Specialistët e ISHP-së u japin rekomandime qytetarëve për të shmangur sa më shumë ekspozimin ndaj diellit dhe sidomos orët e pikut, kur rrezet janë më të forta dhe më të dëmshme. Por, kjo situatë nuk vlen vetëm për pushuesit në plazhe, por edhe për atë pjesë të qytetarëve që kryejnë punë, për të cilat qëndrimi në diell është domosdoshmëri.
Sëmundjet
Specialistët e ISHP-së, kanë renditur sëmundjet më problematike që acarojnë gjendjen shëndetësore të qytetarëve që abuzojnë me rrezet e diellit. Oraret e zgjatura të qëndrimit nën efektin e rrezeve shkaktojnë tumore në lëkurë dhe në sy. Kjo ndodh sidomos në rastet kur qytetarët nuk përdorin masat mbrojtëse, si syzet apo kremrat e rekomanduara nga mjekët. Prekja nga tumoret renditet si shkalla më e lartë e dëmtimit dhe e rëndimit të gjendjes shëndetësore. Përveç kësaj, ndodh edhe shkatërrimi i perdes së syve, infeksione të ndryshme etj. Dëmtimet në lëkurë mund të kalojnë deri në plakje të parakohshme nëse qytetarët nuk ndjekin këshillat e mjekëve specialist. Qëndrimi në diell shkakton skuqje të rëndë, djegie, alergji të shumta në lëkurë etj.
Situata
Me rritjen e temperaturave të ditëve të fundit, specialistët këshillojnë marrjen e masave dhe përdorimin e mjeteve mbrojtëse nga të gjithë qytetarët. Temperaturat e larta kanë dhënë efektet e para të stinës së nxehtë. Pediatria dhe pavijoni i sëmundjeve të zemrës janë më të mbipopulluarit, pasi kategoritë më të prekura janë fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Në Pediatrinë e QSUT-së numri i të vegjëlve që drejtohen çdo ditë ka shkuar në 200 në ditë, ndërsa simptomat e shfaqura janë nga qëndrimi i tepërt në diell dhe në ambiente me temperaturë të nxehtë. Specialistët japin rekomandimet paraprake për ruajtjen e një ditët ushqimore, ku të konsumohen sa më shumë lëngje, perime dhe ushqime të freskëta. Mjekët rekomandojnë që të përdoren veshje të lehta dhe të pambukta që të thithin djersën. Edhe veshja është një faktor ndikues në prishjen e ekuilibrit të trupit, që çon në gjendje këputje.
Dëmet në shëndet nga ekspozimi për një kohë në diell janë:
Goditja nga dielli
Dëmtimet në sy; shkatërrohet perdja e syrit, shfaqen infeksione të tij dhe krijohen tumore të syve
Dëmtimet në lëkurë; shkaktohen skuqjet apo djegiet e lëkurës, alergjitë ndaj rrezeve, plakje të parakohshme të lëkurës dhe
tumoret e lëkurës
Infeksione dhe intoksikacione për shkak të ushqimeve që
manifestohen me diarre
Rëndimi i disa sëmundjeve kronike
15 Qershor 2009