E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi, mbetjet spitalore, rrezik potencial për jetën e qytetarëve



Emanuela Sako

Mbetjet spitalore konsiderohen si një rrezik i përditshëm për jetën e banorëve pranë spitaleve. Një studim i mjekut Adrian Hoxha, i financuar nga OBSH-ja, UNICEF-i, USAID-i etj., detajon problemet e mëdha që kanë mbetjet spitalore dhe keqmenaxhimi i tyre nga drejtuesit e spitaleve. Pjesë e këtij studimi janë bërë spitalet, si: QSUT-ja, Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Glozheni”, Spitali Universitar i Sëmundjes së Mushkërive ”Shefqet Ndroqi” dhe ISHP “Hulo Hajderi”. Nga të dhënat përfundimtare specialisti Hoxha sqaroi se përpunimi i mbetjeve spitalore kryhet pjesërisht në QSUT dhe nuk kryhet në asnjë rast në spitalet e tjera. Sipas specialistit, mbetjet e spitaleve depozitohen njëlloj si të gjitha mbetjet e tjera në kontejnerët e zakonshëm, kur trajtimi i tyre duhet të bëhet veç të tjerave. Ndërkohë që 25 për qind e këtyre mbetjeve përbëjnë rrezik për jetën e pacientëve në spitale apo për banorët e zonave ku depozitohen. Mbetjet spitalore konsiderohen, mjetet e mprehta me të cilat janë kryer operacionet, veshjet gjatë operacioneve, shiringat, mbetjet e trupit, gjaku etj. Fajin për krijimin e kësaj situate e kanë drejtoritë e spitaleve, të cilat nuk kujdesen për këtë çështje, pasi baza ligjore për mënyrën e trajtimit të mbetjeve spitalore është brenda standardeve bashkëkohore.
Rreziku
Sipas të dhënave, spitalet shkarkojnë rreth 1439.63 tonë në vit mbetje spitalore në pikat e grumbullimit të mbeturinave. Nga këto, 255.46 tonë paraqesin rrezikshmëri të lartë për qytetarët.
Qytetarët që bien në kontakt me këto mbetje rrezikohen nga infeksione të ndryshme, që mund të marrin nëpërmjet tyre. Ndërkohë që djegia e mbetjeve spitalore bëhet vetëm në QSUT, por edhe në këtë rast funksioni i Inceneratorit nuk është i përhershëm. Për më tepër që kjo aparaturë nuk është brenda standardeve për të kryer plotësisht përpunimin e mbeturinave pa lënë gjurmë rreziku në atmosferë. Filtrat e Inceneratorit nuk bëjnë plotësisht përpunimin e gazit që përhapet në ambient dhe gazi i ndotur bëhet i rrezikshëm për përhapjen e sëmundjeve kanceroze. Sipas studimit, ka disa mënyra nëpërmjet të cilave mund të bëhet përpunimi i mbetjeve, të cilat aplikohen në disa vende të botës. Por metoda me Incenerator mund të konsiderohet si joefektive.
Metodat
Tashmë MSH-së i është propozuar që të përdorë një metodë të re për përpunimin e mbetjeve spitalore. Metoda më e mirë që mund të aplikohet në vendin tonë është ajo e sterilizimit të mbetjeve me avull. Specialistët sqarojnë se praktikimi i kësaj metode ka një kosto më të ulët dhe efektive në krahasim me të tjerat. Përpunimi i mbetjeve bëhet nëpërmjet grirjes dhe avullit, ndërsa më pas shkarkohet në formën e mbetjeve të parrezikshme për shëndetin e popullatës. Tashmë i mbetet MSH-së për të vendosur nëse do të marrë ndonjë nismë konkrete për blerjen e aparaturave dhe heqjen e Incerenatorit në QSUT.

box
Metodat e përpunimit
Metoda me incenerator
Metoda e sterilizimit me mikrovalë
Metoda e dezinfektimit kimik
Metoda e dezinfektimit në landfill
Metoda e sterilizimit me avull

Tabelë 1: Mbetjet e përgjithshme spitalore

Mbetjet e rrezikshme Mbetjet e mprehta Të ngjashme me mbetjet urbane Të gjitha mbetjet Nr. i shtretërve Mbetje të përgjithshme (ton në vit) Mbetje të rrezikshme
(ton në vit)
QSU “Nënë Tereza” 0.22 0.03 0.98 1.34 1434 701.4 140.2
Materniteti “Mbretëresha Geraldina” 0.48 0.09 2.43 3.1 147 166.3 33.3
Senatoriumi “Shefqet Ndroqi” 0.24 0.08 1.31 1.63 300 178.5 35.7
Materniteti “Koço Gliozheni” 0.4 0.07 2.07 2.54 149 138.1 27.6
ISHP “Hulo Hajderi” 27.1% 0.2-0.3kg/ditë 82.9 1% 1.04 0.28
Total 1184.17 255.46

17 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›