E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarezi fantastik

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka lavdëruar sulmuesin Luis Suarez pas het-trikut të tij në fitoren 3-0 në udhëtim te Norwich City të shtunën.

Uruguaiani shpërtheu duke bërë një prej paraqitjeve më të mira gjatë këtij sezoni në Premierligë. Dhe, Dalglish u nda jashtëzakonisht i kënaqur me lojën e Suarezit.

“Golat e Suarezit ishin të gjithë të veçantë për ne dhe për të. Ai është futbollist fantastik. Ai u shpërblye për një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme”, deklaroi Dalglish për uebfaqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›