Zogaj: Grupet e numërimit, mundësia e ndryshimit
Ndërkohë që kanë ngelur edhe pak ditë që Kodi i ri Elektoral të rihyjë në Parlament për një miratim përfundimtar, Partia Demokratike fton partitë e vogla të zgjerojnë rrethin e konsensusit. Nga 112 vota, PD-ja kërkon të zgjerojë numrin e tyre për të miratuar për herë të dytë dhe përfundimisht Kodin Zgjedhor. Selia blu hedh sinjalet e para që grupet e numërimit të jenë e vetmja mundësi ndryshimi në Kod, duke postuar në këtë mënyrë vëmendjen nga ndryshimi i datës së zgjedhjeve.
Deputeti demokrat, Preç Zogaj, rikthen në vëmendje të politikës ndërhyrjen në Kodin Elektoral, e cila u motivua nga rikthimi i tij në Kuvend me dekret presidencial. Në këtë pikë, edhe kundërshtarët e Kodit e kanë parë këtë si mundësi për reflektim të dy forcave të mëdha. Por propozimi i deputetit demokrat, orientohet direkt në grupet e numërimit të votave, duke i krijuar mundësinë LSI-së të ketë një anëtar të sigurt.
Numërimi i votave
Në Kodin e ri thuhet se grupet e numërimit të votave përbëhen nga 4 anëtarë, dy prej të cilëve u takojnë partive të mëdha, ndërsa dy anëtarët e tjerë zgjidhen me short, nga partitë e tjera parlamentare në të djathtë dhe të majtë.
Sipas deputetit Zogaj, grupet e numërimit janë e vetmja mundësi për ndryshim në Kod, ndërkohë që shton se duhet të mbetet e njëjtë përbërja e sanksionuar për komisionet e administrimit të zgjedhjeve në të gjitha nivelet. Deputeti Zogaj kërkon të theksojë faktin se propozimi i tij, që nuk duket të ketë pak mbështetës në grupin kuvendor demokrat, nuk synon politikë diversioni, një pretendim ky i ngritur nga Partia Socialiste. Produkti do të ishte një konsensus më i madh për Kodin dhe reduktim i shanseve për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve 2009.