E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi i hajdutëve, vidhen dy apartamente në Tiranë

 

TIRANE - Ende pa u zbuluar autorët e disa grabitjeve dhe vjedhjeve që ndodhën ditët e fundit në Tiranë, policia regjistroi edhe 2 vjedhje të tjera. Sipas burimeve nga Komisariati Nr.3, Elez Rama, pronar i furrës së bukës “Thethi”, që ndodhet në rrugën “Mine Peza”, ka kallëzuar vjedhjen e dyqanit të tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërkohë që është konstatuar në mëngjes kur pronari Rama ka shkuar të hapë dyqanin. Ende nuk është përcaktuar se sa është shuma e parave që autorët kanë arritur të vjedhin, po ashtu ende nuk është bërë i mundur as identifikimi i autorëve. Ndërkohë një tjetër ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në rrugën e Dibrës në Tiranë. Fejzi Shehu ka denoncuar në Komisariatin Nr.4 vjedhjen e kioskës në pronësi të tij, ku shiteshin gazeta dhe paketa cigaresh. Sipas tij gjatë natës disa persona kishin thyer kioskën e tij, duke vjedhur mallra me vlerë totale rreth 200 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e të dyja ngjarjeve, pa mundur ende të gjejë autorët. Për të njëjtën akuzë, atë të vjedhjes, policia e Kavajës ka arrestuar dje dy persona. Avdul Avniajn, 42 vjeç dhe Bardhok Gjokën, 44 vjeç, të dy nga Durrësi, të cilët në bashkëpunim kanë vjedhur 16 metra shina hekuri. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në ish- fabrikën e prodhimit të asfaltit në fshatin Kryemadh të Kavajës.                                                      e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›