E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohen ambientet e Top Channel

Autori i Lajmit: Redaksia
Sulmohen dhe dëmtohen ambientet e Top Channel tek ish ekspozita “Shqipëria sot”. Menjëherë pas aktit vandal, Top Channel është drejtuar me një padi penale për shkatërrim të ambienteve të saj me dashje, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si edhe në Drejtorinë e Policisë. Në padi, Top Channel ka kërkuar gjetjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave të cilët shkaktuan dëme të konsiderueshme si edhe vunë ne rrezik jetën e punonjësve që ishin brenda studiove te Top Channel. Në vendin e ngjarjes, menjëherë pas këtij akti vandal ka mbërritur Policia e Rendit dhe ajo bashkiake dhe përfaqësues të Prokurorisë së Tiranës, të cilët kanë filluar hetimet.

Ky lajm është publikuar: 20/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›