E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmon Francën

Josip Kuze nuk e ka ndërmend të mbrohet kundër Francës. Ai ka paralajmëruar se do të aplikojë lojë ofanzive kundër francezëve me dyshen Bogdani – Salihi. Trajneri kroat ka thënë se vetëm me rezultat pozitivë do të ishte i kënaqur, edhe pse përballë ka një skuadër të madhe. Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 12:21

Josip Kuze ka bërë të gjitha planet se si do t’i kundërvihet përfaqësueses së Francës në ndeshjen e sotme, e cila do të jetë e rëndësishme për të dyja skuadrat në rrugën e tyre drejt kualifikimit në Euro 2012.

Trajneri kroat ka vendosur që të premten në ‘Qemal Stafa’ ta sulmojë ekipin francez me dy sulmues – Erion Bogdanin dhe Hamdi Salihi, i cili po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme.

“Gjithmonë flas me skuadrën për konceptin dhe strategjinë e lojës: të jemi ofensivë dhe të rrezikojmë paksa në mbrojtje, apo të mbrojmë mirë dhe të kundërsulmojmë. Ndoshta nuk mund ta kontrollojmë lojën në 100 për qind, pasi duhet të kemi parasysh që Franca do të ketë më shumë kontroll të topit dhe do të sulmojë. Megjithatë, synimi ynë është që të mos luajmë vetëm në mbrojtje, por edhe të sulmojmë. Në taktikën tonë duam të praktikojmë futboll sulmues”, ka thënë Kuze në konferencën për media të enjten.

58 vjeçari ka insistuar se nuk do të bëjë ndryshime në repartin sulmues. Sipas kroatit, nëse gjithçka do të shkojë mirë në orët e mbetura përpara ndeshjes, do të startojë me Salihin dhe Bogdanin në sulm.

Tetë futbollistë të ekipit kuqezi rrezikojnë të suspendohen shkau i kartonëve, mirëpo ish trajneri i Dinamo Zagrebit ka thënë se për të nuk është e rëndësishme të bëjë llogari sa i takon kartonëve.

“Unë mendoj për aftësitë fizike të disa lojtarëve dhe nëse janë gati të luajnë 180 minuta. Pra, duhet të mendoj edhe për ndeshjen e ardhshme (Luksemburgun), për energjinë e disa lojtarëve. Megjithatë, për momentin e kam mendjen vetëm te Franca”, ka theksuar Kuze.

I pyetur nga gazetarët se a do të ishte i kënaqur me një humbje minimale 1:0 nga Franca, Kuze është përgjigjur: “Jo, mua më pëlqejnë rezultatet pozitive. Nuk mund të them që do të kënaqesha me një humbje minimale”.

Ndeshja Shqipëri – Francë do të zhvillohet sot (të premten) në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë dhe fillon në orën 21:00. Kuqezinjtë pritet të kenë përkrahje të madhe nga tifozët e të gjitha trevave shqiptare.

Shqipëria zë vendin e pestë në Grupin D me tetë pikë të tubuara sa ka edhe Rumania, një pozitë më lart. Në vendin e parë është Franca me 13 pikë, një më shumë sesa Bjellorusia, që është e dyta dhe tri më shumë sesa Bosnja e Hercegovina, që është e treta.

Formacioni i Shqipërisë

Kuze të enjten ka publikuar edhe formacionin me të cilin do t’i përballet skuadrës franceze. Në portë do të jetë Samir Ujkani, kurse në mbrojtje do të jenë Armend Dallku, Lorik Cana, Admir Teli e Kristi Vangjeli.

Në mesfushë Kuze ka vendosur Debatik Currin, Ervin Skelën, Ansi Agollin, derisa ende nuk ka vendosur se a do të luajë Ervin Bulku apo Altin Lala në këtë pozitë. Sulmi i ekipit kuqezi do të përbëhet nga Erion Bogdani e Hamdi Salihi

Pa problem. Do t’i Kem 12 lojtarë, jo 11. Do të luajmë me Ujkanin, Dallkun, Canën, Telin e Vangjeli, Curri, Skela, Bulku ose Lala, Agolli, Salihi e Bogdani

Blanc: Agresiviteti, arma më e fortë e Shqipërisë

Në anën tjetër, edhe trajneri i Francës, Laurent Blanc, ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Trajneri francez ka lavdëruar ekipin kuqezi dhe ka thënë se agresiviteti është arma më e fortë e Shqipërisë.
“Kam respekt për ekipin e Shqipërisë dhe cilësia e tyre është agresiviteti që shfaq kjo skuadër gjatë ndeshjes”, ka thënë Blanc i cili ke mbetur i befasuar me formacionin sulmues që ka planifikuar Kuze kundër ‘Gjelave’

Kualifikimet ‘Euro 2012’
Grupi A
Azerbajxhani – Belgjika18:00
Turqia – Kazakistani 19:00
Gjermania – Austria 20:45

Grupi B
Andorra – Armenia18:00
Russia –Maqedonia 18:00
Rep. Iralnda Sllovakia 20:45

Grupi C
Ishujt Faroe – Italia 20:45
Iralnda V – Serbia 20:45
Sllovenia - Estonia 20:45

Grupi D
Bjellorusia – Bosnja 19:30
Luksemburg – Rumania 19:30
Shqipëri – Francë 21:00

Grupi E
Finlanda - Moldavia 17:30
Hungaria – Suedia 19:45
Holanda San Marino 20:30

Grupi F
Izraeli – Greqia 15:05
Gjeorgjia – Latvia 19:00
Malta – Kroacia 19:00

Grupi G
Bullgaria – Anglia 20:15
Uellsi – Mali i Zi 20:45

Grupi H
Norvegjia – Islanda 20:00
Qipro – Portugalia 20:45

Grupi I
Lituania – Litenshtajni 17:00
Skoclia – Rep. Çeke 16:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›