"Superlajmet"
Në javën që shkoi ka pasur mjaft lajme të "bujshme". Forumi më i lartë i Partisë Socialiste vendosi që me Berishën gjuha e vetme që ai duhet të dëgjojë është bojkoti total. Debatet në mbledhjen pa gazetarë nuk kaluan në sherre të forta dhe braktisje demonstrative, siç po ndodh për shembull në partinë e çamëve dhe atë të grekëve. Njëkohësisht po javën që shkoi, Berisha prodhoi një lajm që bëri xhiron e botës. Dhjetëra mijëra të punësuar në shtet, sot kanë një ditë pushimi të paguar, "dhuratë" kjo nga Nënë Tereza dhe Fatos Nano: dita e lumturimit të Gonxhe Bojaxhiut. Vitin që vjen, shqiptarja e famshme, kandidate për shenjtore, ka 100-vjetorin e lindjes. Me këtë rast Berisha hodhi idenë e sjelljes së eshtrave të saj në Tiranë. Që Kryeministri ynë ka një përvojë jo të zakonshme, të kolauduar fort në kudhrat e të gjitha kohërave që mund të përjetojë një frymor i vitit 2009, këtë se vë në dyshim tashmë askush. Nëse ka nga mbrapa ndonjë këshilltar të cilit koeficienti trunor mund t‘i afrohet atij të Fushesë apo Rasputinit, atëherë gazetaria jo vetëm në sektorin e politikës, po fle gjumë. Nëse i prodhon vetë këto ide që detyrojnë edhe mediat më të pushtetshme në botë të merren seriozisht, atëherë i zgjuar dinak apo dinak i zgjuar, është pak t‘ia thuash. Që të kthjellojmë lexuesin po citojmë komentin e një prej lajmeve kryesore të televizionit që ka target global CNN, me titull të përkthyer pak a shumë në shqip: "Plas debati Shqipëri-Indi për eshtrat e Nënë Terezës". Kronika u hap me fjalët e saj kur mori çmimin "Nobel": "Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetësia indiane, nga besimi jam katolike, por për të gjithë ata që kërkojnë ndihmën time, i përkas gjithë botës". Në çdo moment, kushdo që ka aksesin e internetit, në faqen online të këtij gjiganti të medias vizive, mund të lexosh:
"Fjalët e thëna prej saj ndoshta do të shërbejnë pak për të zgjidhur një grindje diplomatike të këtyre vendeve rreth saj". Në të njëjtën ditë, fuqia e tretë në botë (sipas revistës "Forbes"), India, nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Vishnu Prakash, të cilit i referohet agjencia franceze e lajmeve AFP, është shprehur: "Nënë Tereza është shtetase indiane dhe ajo po pushon në tokën e saj, në vendin e saj". Që ardhja e eshtrave të Gonxhe Bojaxhiut dhe ligjërimi i martesave të homoseksualëve nuk kanë për të ndodhur në Shqipëri të paktën këto 50 vjet që kemi përpara, Berisha apo "fushetë" e "rasputinët" e tij e dinë mirë. Por javën që shkoi nuk ishin vetëm këto lajme të bujshme. Për shembull, një lajm është që dy grabitësit e femrave, të cilët përdorin një motor, edhe pse policia ka angazhuar dhjetëra forca e agjentë, nuk janë kapur duke lënë komunitetin në panik. Ky është lajm i mungesës së lajmit që presim ne dhe qytetarët nga policia.
Lajmet
Por javën që kaloi ka pasur edhe 2 ngjarje, që për ne përbëjnë lajm tejet të rëndësishëm, edhe pse nuk janë aq "të bujshëm" sa "sherri" me Indinë për eshtrat e Nënë Terezës apo debati i Harasanit me Ruçin në Asamble, për kamerën që filmon për arkivin e Partisë Socialiste. Katër ditë më parë, më në fund u raportua nga uniformat blu se në një nga autobusët e Unazës, agjentë civilë të policisë kapën një mesoburrë, maniak seksual, në momentin që po ngacmonte një femër. Pas marrjes në pyetje dhe nga dëshmi të ndryshme, u mësua se ky person kishte vite që ngjishej pas grave e motrave të botës, nëpër autobusët e kryeqytetit. Një ditë më pas, po në një nga autobusët e një prej linjave të kryeqytetit, agjentët civilë të policisë arrestuan në flagrancë 3 pjesëtarë të një grupi xhepistësh. Këto janë lajme... Janë me qindra femra e qytetarë që do kenë më pak rrezik nga xhepat dhe sikleti terrorizues që të krijon një maniak në publik. Edhe pse ata janë me dhjetëra, fakti që policia e ka kthyer kokën më në fund nga krimet e "rëndomta", të bën që të duartrokasësh. Pavarësisht kallëzimeve të bëra për këto vepra penale, denoncimet janë tepër të pakta në krahasim me numrin e vjedhjeve që kryhen çdo ditë në linjat e autobusëve urbanë. Por problemi që shtrojmë, më së shumti është social dhe psikologjik. Nuk themi ndonjë gjë të re kur i mëshojmë faktit që stresi, ulërimat dhe mallkimet si viktimë e një hajduti që policia rrallë e çon në gjykatë, nuk kanë të krahasuara me ato të një milioneri që i vjedhin në dyqan apo shtëpi një shumë parash 1 mijë herë më të madhe. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ngacmimet seksuale në rrugë, autobus apo përpara shkollës. Kush pyet për paratë, kur në mes të natës në shtëpi të futen maskat, që në fakt vijnë thjesht për të grabitur, por lënë nga prapa panik dhe frikë…