E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga me ne fund Kukesi e arriti fitoren e pare

Më në fund Kukësi e arriti fitoren e parë në Superligë, ndërsa u detyrua të priste për plot 4 javë. Skuadra veriore mundi 1-0 Bylisin në fushën e saj dhe mori një 3-pikësh të rëndësishëm pas 3 barazimeve radhazi. 

Për skuadrën debutuese gjithçka u vendos nga një gol me kokë i shënuar nga Popoviç në nisje të pjesës së dytë, ndërsa përballja në stadiumin e Kukësit nuk është se pati shumë cilësi.

Vendasit patën më shumë epërsi sidomos derisa gjetën golin, por iu afruan shumë pak portës mike, duke rrezikuar me ndonjë gjuajtje nga distanca e largët ose e mesme. Kjo fitore është e rëndësishme sepse e ngjit ekipin kuksian në kuotën e 7 pikëve, në një pozicion shumë të mirë në tabelë.

Në Krujë, gjithashtu fituan vendasit dhe me të njëjtin rezultat, 1-0. Kastrioti mundi Tomorin e Beratit, ndërsa goli u shënua në pjesën e parë. Autor i kësaj rrjete ishte Fataki dhe më tej nuk ndryshoi gjë.

Edhe Kastrioti ngjitet në kuotën e 7 pikëve pas 4 javëve, po aq sa Kukësi, ndërsa Tomori mbetet i shkëputur në fund të tabelës së renditjes me 0 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›