Superliga, rikthehet derbi emocionues Dinamo-Tirana
TIRANË- Në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" do të zhvillohet sot derbi i 133-të midis Dinamos dhe Tiranës. Në takimin e parë që kanë zhvilluar këtë sezon dy skuadrat janë ndarë "në paqe", ndërsa sot duket se asnjëra prej tyre nuk kërkon që të ndajë pikët, pasi kështu do të humbin terren kundrejt tre ekipeve të para.
24 herë kampionët e Shqipërisë në takimet me Dinamon kanë fituar 55 herë dhe kanë humbur 45 herë. Ndërkohë që ndeshjet që janë ndarë në barazim nuk janë të pakta, por plot 33. Për sa i përket golave të shënuar peshorja përsëri anon nga bardheblutë, të cilët kanë shënuar 203 gola dhe kanë pësuar 176 të tillë.
Duhet thënë se merkatoja e Janarit ka përzier letrat në tavolinë. Forca e vërtetë e Dinamos dhe ajo e Tiranës ende nuk dihet. Blutë vetëm një javë më parë kanë shfaqur një lojë bindesë në Elbasan, që me pozicionin që ka në tabelë nuk mund të thuhet se është një skuadër që mund të dërgojë kundërshtarët në limit. Ndërsa për sa i përket Tiranës ende nuk mund të flasim asgjë. Ekipi i Dedes ende s’ka luajtur asnjë takim këtë vit (ai me Skënderbeun, që ishte në plan për t'u luajtur një javë më parë, u shty dhe do të zhvillohet të enjten).
Në merkato bardheblutë kanë mundur të afrojnë Gilman Likën, Bekim Balën dhe Jahmir Hykën. Ndërkohë që nga ana tjetër ekipi i Dinamos do të duhet të bëjë pa Gjergji Muzakën (kaloi gjatë merkatos dimërore drejt Skënderbeut), në shkëmbim të Mladen Brkiç. Blutë këtë sezon kanë siguruar edhe shërbimet e ganezit Jordan Opoku.
Për sa i përket kampit blu të gjithë janë më në humor pasi kapiteni Arian Pisha, do të jetë titullar ndaj Tiranës. Dy ditë më parë, nr.5 i kampionëve të Shqipërisë, është bashkuar me grupin në stërvitje dhe do të jetë sërish ai lideri i Dinamos në sfidën ndaj bardhebluve. Pisha është një nga shtyllat kryesore të prapavijës dinamovite dhe një “trajner” në fushë për lojtarët e Dinamos.
Ndërsa përsa i përket Tiranës mësohet se nga tre blerjet e lartpërmenduar vetëm Gilman Lika do të debutojë sot që nga minuta e parë. Mendohet se Bala dhe Hyka mund të aktivizohen si zëvendësues për shkak se kanë shumë pak ditë që janë afruar në ekip.
Burime pranë klubit bardheblu kanë konfirmuar se blerja më e re e Tiranës, Jahmir Hyka, do të prezantohet sot pikërisht në ambientet e klubit “Qemal Stafa”. Bëhet fjalë për një ceremoni të vogël në tapetin e blertë të këtij stadiumi.
- Ndeshjet e javës së 18-të të Superligës
Të premten
Laçi-Kastrioti 2-0
Shënues: Buljan 18’, Dragiçeviç 45’
Të shtunën
Skënderbeu-Bylis 2-0
Shënues: Shkembi 2’ (pen), Muzaka 19’
Të dielën
Flamurtari-Shkumbini 4-2
Shënues: Roshi 3’, 28’, Plaku 52’, D.Xhafaj 61’ / Shenaj 59’, Gerbovic 80’
Teuta-Vllaznia 0-3
Shënues: Sinani 40’, 79’, 85’
Besa-Elbasani 2-0
Shënues: Mihani 11’, Nora 13’
Të hënën
Dinamo-Tirana ora 17:00
(d.b/ATA/BalkanWeb)