E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Times” shton sulmet ndaj Italisë: SHBA e dinte që vjet

 

Britanikja “Times” ka shkruar për herë të tretë fakte që sipas saj, tregojnë implikimin e autoriteteve italiane në korrupsionin e talebanëve për të mos sulmuar ushtarët e tyre në territorin afgan. Sipas artikullit të fundit të “Times”, gazetarët kanë marrë konfirmime nga “një funksionar i lartë amerikan” se “vitin e kaluar kjo çështje u ngrit në Romë mes amerikanëve dhe homologëve të tyre italianë”. “Çështja e pagesave është ngritur me italianët”, ka thënë ai për “Times”. Eksperti që ka drejtuar revizionin e politikës në Afganistan për llogari të presidentit Obama, Bruce Riedel, tha për “Times” se ka dëgjuar mbi akuzat pagesash nga ana e italianëve gjatë një udhëtimi në Paris javën e fundit të shtatorit. Riedel konfirmon se një biznesmen që kishte lidhje të forta me qeverinë franceze i kishte thënë se italianët i paguanin talebanët, por “kishin harruar të na e thoshin”. Sipas “Times”, ushtarët francezë që zëvendësuan italianët në zonën Sarobi nuk ishin të informuar mbi pagesat dhe i kishin nënvlerësuar rreziqet, gjë që i kushtoi jetën e dhjetë prej ushtarëve të vrarë në një atentat. Ministri i Jashtëm afgan i ka përgënjeshtruar akuzat e “Times’. Sipas tij “akuzat janë false dhe të papërgjegjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›