E Diel, 1 Nëntor 2026

Syrja Ormënaj, daja “që qet edhe pushkë”, për nipin Erjon Veliajn

Daja i Erjon Veliajt, Syrja Ormënaj, vlonjati kryebashkiak i Urës Vajgurore njëherazi deri dje edhe ish-kryetari i degës së LSI-së në këtë qytezë, ka prodhuar dje lajmin më “sensacional”. Ky njeri, jo aq anonim, vetëm pse ka nip djalin nga Tërpani i Beratit Erjon Veliajn, dje pra, ka braktisur LSI-në dhe i është bashkëngjitur PS-ës. Nuk i thonë kot një fjale popullore, “daja për nipin qet edhe pushkë”. Ndaj edhe nuk ka kuptim mos të bënte kaq gjë edhe daja i Erjon Veliajt.
Afërmendsh që lajmi ka bërë xhiron mediatike në mënyrën më të shpejtë të mundshme, sigurisht pa u përmendur fakti që PS-së, i bashkohet edhe një tjetër familjar i Erjon Veliajt.
Por më shumë se largimi i dajës së Erjon Veliajt nga LSI-ja te PS-ja, ajo që ka shkaktuar jo pak çudi, ka qenë “argumenti “ i tij i guximshëm, që e çoi drejt këtij kapërcimi. Sipas dajës së Erjon Veliajt, “politika aktuale e LSI-së është një politikë të vjetër, ndërsa PS-ja është një force politike që nuk i përket të shkuarës”...
Mos qeshni...!
Kjo ka qenë arsyeja e artikuluar prej vetë dajës së Erjon Veliajt.
Ish-magazinieri që para se të bëhej kryetar i bashkisë së Urës Vajgurore, ishte i punësuar si shitës hekur dhe çimento, falë prejardhjes së tij nga një familje ushtarake (sikurse edhe nipi i tij Erjon Veliaj), e ka intuitën por jo vetëm për shkak të “genit familjar”, por edhe për arsimimin e tij të mesëm industrial, si edhe për shkak të “formimit ushtarak” si ish-ushtar i Zallherit, që të kuptojë se politika e PS-ës me Gramoz Ruçin, Namik Doklen, Skënder Gjinushin etj., etj., është “politikë e re”.
Daja i Erjon Veliajt, i cili ndoshta dy vjet më parë nuk e kishte “çuar nëpër mend” se statusi i tij shoqëror do të pësonte ndryshime, nga magazinier në kryebashkiak, nga dje do të mund të “prodhojë” politikë për ca orë, për “rrjedhje” nga radhët e LSI-së, dhe për “mbushje” të radhëve të PS-ës, me familjarë të Erjon Veliajt.
Por jo vetëm kaq.
Medalja ka edhe anën tjetër.
Tani që daja i Erjon Veliajt, i hyri “politikës së re”, ndoshta do t’i duhet të japë shpjegime për “nofkën” që i kanë ngjitur si “kryebashkiak i desantuar nga politika e guroreve”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›