âTë përdorim mjetet e Interpolit kundër terrorizmitâ
Vasilieos Theofilopulos, menaxheri i projektit NEXUS, vlerësoi rëndësinë e takimeve të këtij lloji, me synim forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër aktiviteteve terroriste. “Në përputhje me rekomandimet e fundit të grupit të punës - projekti NEXUS, i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë, në datat 18-19 maj 2010, ku shtetet anëtare kërkuan rritjen e bashkëpunimit dhe komunikimit në rajonin e Europës, si dhe takime të rregullta në grupe pune për të rritur shkëmbimin e të dhënave, u vendos që të organizohet një takim me grupin operacional, i cili do të fokusohej në rajonin e Europës Juglindore”, tha Theofilopulos. Ai nënvizoi se një nga qëllimet kryesore të takimit është forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër aktiviteteve terroriste ndërmjet shteteve në rajonin e Europës Juglindore por edhe më gjerë, si dhe të rrisë rolin e rrjetit Task Forcë, si një mekanizëm për shkëmbimin e informacionit dhe përdorimin e mjeteve të Interpolit kundër terrorizmit.