TI: “Shqipëria dhe Kosova, ndër katër vendet më të korruptuara të botës”
Shqipëria dhe Kosova renditen respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt të shteteve më të korruptuara të globit. Ky është konkluzioni i arritur nga organizata ndërkombëtare "Transparency International”. Një gjë e tillë është deklaruar nga përfaqësuesja e kësaj organizate në Kosovë, Merita Mustafa. Ajo u shpreh për median vendase, duke deklaruar se Kosova renditet si shteti i katërt më i korruptuar në botë, e paraprirë nga Shqipëria në këtë listë, e cila kryesohet nga Kamboxhia dhe Kameruni. Sipas raportit të “Transparency International”, sektori më i prekur nga korrupsioni në Kosovë është drejtësia, por nuk lihet pa u përmendur edhe shpërdorimi i fondit prej 2.3 miliardë eurosh të akorduara për Kosovën nga komuniteti internacional në vitin 1999. Kosova renditet pas Kamboxhias, Kamerunit dhe Shqipërisë. “Përsa i përket korrupsionit, sipas të dhënave të Transparency International, Kosova renditet në vendin e katërt në botë”, - ka thënë Mustafa. Ndërkaq, sipas drejtorit të Agjencisë kosovare për luftën ndaj korrupsionit, Hasan Preteni, korrupsioni është një çështje që u intereson të gjitha shtresave shoqërore.
Sipas raportit të “Transparency International”, sektori më i prekur nga korrupsioni është Drejtësia, por nuk lihet pa u përmendur edhe shpërdorimi i fondit prej 2.3 miliardë eurosh të akorduara për Kosovën nga komuniteti internacional në vitin 1999.
28 Janar 2009