TRAGJEDIA, depresioni nga ndarja, ish-ushtaraku vret gruan dhe veten
Koço Shyti ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj gruas, Anita Shyti
Artan CENA
TIRANË - Ishin të martuar, por jetonin të ndarë. Gruaja me dy fëmijët në Tiranë dhe burri në Berat. Koço dhe Arjana Shyti, 57 dhe 49 vjeç, janë viktimat e djeshme të një krimi brenda familjes. Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të kompleksit "Dinamo" në Tiranë, brenda një qendre interneti, ku gruaja e vrarë punonte si pastruese. Ka qenë ora 8 e mëngjesit kur Anita Shyti ka shkuar si çdo ditë në punë, në qendrën e internetit në pronësi të disa të afërmve të saj. Por këtë herë aty ka gjetur bashkëshortin, me të cilin ishte ndarë, por jo ligjërisht. Nga të dhënat e mësuara nga policia, 49-vjeçarja jetonte së bashku me dy fëmijët në afërsi të qendrës “Kristal”, ku kishin marrë një apartament me qira. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se autori i këtij krimi vuante nga depresioni.
Ngjarja
Pasi kishin dy vjet që nuk jetonin së bashku dhe shpesh kishin debatuar me njëri-tjetrin, Koço Shyti ka vendosur t’i japë fund çdo gjëje. Ai kishte ardhur nga Berati për në Tiranë me dy çanta. Në njërën kishte automatikun dhe në tjetrën kishte fishekzjarrë dhe eksploziv. Ka nxjerrë nga çanta automatikun tip “Kallashnikov” dhe ka qëlluar me breshëri drejt bashkëshortes. Arjana ka ndërruar jetë menjëherë. Të tmerruar kanë dalë banorët nga dyqanet dhe banesat aty afër. I ndodhur në gjendje të rëndë mendore, 57-vjeçari ka marrë armën dhe ia ka drejtuar vetes duke gjetur dhe ai menjëherë vdekjen. Telefonata të shumta i janë drejtuar policisë që e njoftonin për ngjarjen dhe dy viktimat. Me shpejtësi, në rrugën “Komuna e Parisit” kanë mbërritur disa patrulla dhe më pas dhe krerët më të lartë të Policisë së kryeqytetit.
Hetimet
Kanë nisur hetimet dhe janë identifikuar viktimat. Por uniformat blu kanë mbetur të shtangur. Në trup dhe në një çantë Koço Shyti kishte eksploziv. Menjëherë është evakuuar e gjithë zona. Burime policore thanë se sasia e lëndës shpërthyese ishte e konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe ekspertë antieksploziv. Këta të fundit, rreth orës 10:00 kanë mundur të zhbllokojnë situatën. Lënda shpërthyese ishte çaktivizuar. Qytetarët janë qetësuar. Por në vendin e ngjarjes vështirë të gjeje njeri. Dhe ato pak që ndodheshin nuk kishin dëshirë të thoshin ndonjë fjalë për tmerrin e parë me sy. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se Koço Shyti mendohet se ardhur nga Berati enkas për të vrarë gruan e tij më të cilën nuk kishte kryer divorc, por kishte më shumë se dy vjet që nuk jetonin më me njëri-tjetrin. Arjana Shyti, 47 vjeçe, ishte punësuar si pastruese në qendrën e internetit dhe ka qenë duke punuar në momentin kur mbi të është shkrehur arma. Pasi ka qëlluar disa herë ndaj gruas, Koço Shyti i ka dhënë fund jetës së tij.
Autori
Koço Shyti, 57 vjeç, jetonte në Berat, qytet ku dhe kishte lindur. Ishte martuar më shumë se 20 vite më parë me Arjana dhe kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Ai kishte punuar për disa vite në strukturat e ushtrisë dhe më pas ishte nxjerrë në lirim, gjatë reformave të bëra. Ai ishte ekspert i eksplozivëve, siç u dëshmua gjatë ditës së djeshme, ku kishte përgatitur një pako me lëndë plasëse. Por, gjatë viteve të fundit ai kishte kaluar në depresion të rëndë mendor. Siç mësohet nga policia, ai kishte një xhelozi të sëmurë dhe nuk e pranonte ndarjen që i kishte kërkuar bashkëshortja.
Policia
Policia ka shoqëruar disa persona si dëshmitarë okulare të ngjarjes për të dhënë shpjegime në lidhje me të. Sipas dëshmive, Koço Shyti ka qëlluar menjëherë drejt gruas së tij. Për policinë ai ka kryer vrasje me paramendim. Të dhënat e para bëjnë të ditur se Koço Shyti ka udhëtuar nga Berati drejt Tiranës dhe dyshohet se ka pasur dhe armën e krimit me vete.
Vendngjarja
Për fat të mirë, në qendrën e internetit nuk ka pasur persona të tjerë për shkak se qendra sapo ishte hapur. Policia që ka marrë informacionin është drejtuar në vendin e ngjarjes, ku gjeti edhe një çantat që vrasësi i kishte marrë me vete, ku pikasi kallëpe që të jepnin pamjen e tritolit apo të dinamitit. Pasi është bërë rrethimi i zonës, forcat antieksploziv të Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë bërë menjëherë shpërthimin e lëndës së gjetur.
Fqinjët e viktimës
Arjana Shyti, së bashku me dy fëmijët, jetonte prej disa muajsh në zonën e rrugës “Komuna e Parisit”. Ata kishin marrë një banesë me qira. Fëmija i madh i familjes Shyti ishte djali, i cili vazhdonte universitetin në vitin e dytë. Vajza ishte në vitin e katërt të shkollës së mesme. Një nga fqinjët, që është dhe shitëse në një nga marketet e zonës, tregon se “Arjana ishte njeri i qetë, nuk i hynte në hak askujt”. Familja kishte pak kohë që kishte ardhur në këtë zonë dhe nuk ishin të shumtë njerëzit që i njihnin. Djali i familjes, përkrah shkollës, punonte në një qendër interneti në pallatin ku jetonin.
Reagimi i Policisë së Tiranës
“Rreth orës 08:20, në afërsi të ish-kompleksit ‘Dinamo’, në ambientet e një qendre internet – kafe, ka ndodhur një krim i dyfishtë brenda familjes, ku për pasojë kanë gjendur vdekjen dy shtetas, përkatësisht të moshave 57 dhe 49 vjeç. Ky krim ka ndodhur në ambientet e brendshme të një internet - kafeje, ku autori i dyshuar, shtetasi Koço Shyti, 57 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri automatike mbi ish-bashkëshorten e tij, Arjana Shyti, 49 vjeçe, respektivisht lindur në Berat e banuese në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e një depresioni të rëndë psikik nga ana e 57-vjeçarit Koço Shyti, i cili, gjatë momenteve të ngjarjes ka pasur me vete edhe një çantë sportive, ku brenda saj rezultoi të kishte një sasi lënde eksplozive. Autori, pasi ka qëlluar me armë zjarri tip automatik kallashnikov mbi ish-bashkëshorten, ka vrarë më pas edhe veten”.
26 Maj 2010