E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabelat ne greqisht, Gjykata"rrëzon" Bollanon

Rrëzohet dje kërkesa e Vasil Bollanos, kreut të Bashkisë së Himarës, për ndryshimin e trupit gjykues në procesin kundër tij për "abuzim me detyrën", lidhur me urdhrin e dhënë për heqjen e tabelave me shkrim shqip 

VLORE - Gjykata e Vlorës rrëzoi dje kërkesën e Vasil Bollanos, kreut të Bashkisë së Himarës, për ndryshimin e trupit gjykues në procesin kundër tij për "abuzim me detyrën", lidhur me urdhrin e dhënë për heqjen e tabelave me shkrim shqip dhe zëvendësimin e tyre me shkronja greke. Bollano, sipas vendimit të shpallur dje, do të gjykohet nga gjyqtari Shkëlzen Selimi, i njëjti person që ka drejtuar dhe seancat e deritanishme në gjykimin ndaj tij. Ashtu sikundër dhe seancën e para një jave, avokati i Bollanos këmbënguli në largimin e gjyqtarit, i cili sipas tij, "nuk siguron paanshmëri në gjykim". Por kjo kërkesë u kundërshtua dhe nga prokurori i çështjes, Sokol Malaj. Në fund, gjyqtari Skerdilajd Konomi dha vendimin që çështja të vazhdojë të gjykohet nga Shkëlzen Selimi.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›