“Taçi Oil”: Të vihen para përgjegjësisë shkaktarët e territ
Nisur nga incidenti i shkaktuar me ndriçimin e stadiumit gjatë zhvillimit të ndeshjes midis K.F Gramozi - Real Madridi C.F, organizatorët e trofeut “Taçi Oil”, nëpërmjet një deklarate për shtyp shprehën të gjithë shqetësimin e tyre dhe kërkuan që të vihen para përgjegjësisë shkaktarët e këtij incidenti. Kompania “Taçi Oil”, për sa i përket detyrimeve të saj, u shpreh se “kemi përmbushur të gjitha detyrimet e saj kontraktuale me të gjitha institucionet përgjegjëse, për garantimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin me sukses të këtij eventi”. Më tej, në deklaratë bëhej me dije se “Taçi Oil” ka marrë vlerësim maksimal për seriozitetin e shfaqur nga ana e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, për sa i përket organizimit të këtij eventi.