E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç e përdor shpërthimin në Mitrovicë për KS-në e OKB-së

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të udhëtojë për në Nju Jork, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është caktuar më 6 korrik. Mediat serbe shkruajnë se ai këtë do ta bëjë për shkak të situatës së krijuar në pjesën veriore të Mitrovicës, pas shpërthimit të djeshëm të një bombe. Mediat serbe njoftojnë se Presidenti i Serbisë e ka shtyrë vizitën e tij zyrtare në Mal të Zi për më 8 dhe 9 korrik. Për arsyet e shtyrjes ai e ka informuar Presidentin malazez, Filip Vujanoviç, i cili ka shprehur mirëkuptim për situatën e krijuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›