E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç pro fillimit të ri me Parisin, pavarësisht Kosovës

Presidenti serb Boris Tadiç është shprehur në Pari,s në favor të një "fillimi të ri" në marrëdhëniet e vendit të tij me Francën, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë si "të papranueshme" pavarësinë e Kosovës të njohur nga Parisi. "Ka ardhur koha për një nisje të re në marrëdhëniet franko-serbe, pavarësisht mosmarrëveshjeve që kemi lidhur me një çështje të caktuara, Kosovën", deklaroi Tadiç në një fjalim përpara Institutit francez të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndër të tjera ai shtoi se Serbia nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën, duke e vlerësuar të papranueshme pavarësinë e saj, e shpallur më 17 shkurt 2008 nga autoritetet e Prishtinës, që Franca dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë njohur, si dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, Tadiç theksoi se Beogradi nuk do të heqë dorë asnjëherë nga metoda paqësore dhe diplomatike e trajtimit të problemit dhe se Franca mund të presë një qasje konstruktive nga Serbia, në këtë çështje. Presidenti serb, i cili zhvilloi një takim me homologun Nicolas Sarkozy, konfirmoi një marrëveshje në parim për një partneritet strategjik mes Parisit dhe Beogradit veçanërisht rreth çështjeve evropiane, kulturore dhe ekonomike. Ai ka mohuar presionin nga Franca për njohjen e Kosovës, duke theksuar se Franca nuk do ti bëjë presion Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Garanci, të cilën Tadiç e mori nga presidenti francez, Nicolas Sarkozi gjatë takimit të tyre në Paris. Sarkozy ka deklaruar se Franca kërkon të bëhet mbështetësi i Serbisë për ta ndihmuar atë të integrohet në Bashkimin Evropian dhe se ishte i gatshëm të nënshkruante me të një formë partneriteti strategjik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›