Tadiç:Do shpërbëjmë FSK-në në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç është deklaruar kundër forcës së re multietnike të Kosovës dhe ka deklaruar se do të bëjë presion që ajo të shpërbëhet."Serbia nuk e pranon formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se kurrë nuk do të pranojë një zgjidhje të tillë" ka thënë Tadiq.Ai ka shtuar se do të bëjë presion në NATO që kjo forcë të shpërbëhet pasi nuk i kontribuon sigurisë në Kosovë."Demilitarizimi i Kosovës është rruga e vetme për të ofruar siguri për njerëzit që jetojnë atje", tha Tadiç.