E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Gërdeci, simbol i korrupsionit

 

Partia Socialiste reagoi dje pas raportit të Amnesty International, i cili shigjeton Shqipërinë për korrupsionin e lartë. Sipas kandidatit për deputet, Sajmir Tahiri tragjedia e Gërdecit është simbol i korrupsionit shtetëror. “Ky raport është dëshmia e radhës se kjo qeveri është jo vetëm e dështuar por edhe simbol i korrupsionit të kthyer në sistem. Korrupsioni shtetëror, nepotizmi, abuzimi me pushtetin dhe çdo fenomen abuziv e korruptiv që ka karakterizuar mandatin qeverisës të Sali Berishës, do të marrin fund në datë 28 qershor”, deklaroi Tahiri përpara mediave. PS akuzon Kryeministrin për mos tregimin e të vërtetës për tragjedinë e Gërdecit, duke theksuar se raporti i AI përforcon shqetësimet e tyre për ngjarjen e 15 marsit të shkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›