E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri tenton të godasë Dulen në Kuvend

 Seanca parlamentare e fundvitit mbyllet me përplasje mes deputetëve të PDU-së dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Përplasja ndërmjet deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shpëtim Idrizi të PDU-së me kreun e PDBNJ-së, Vangjel Dule ndodhi për protestat e zhvilluara nga komuniteti çam dhe reagimet kundër saj. Replikat nuk kanë mjaftuar, pasi Tahiri ka tentuar të kontestojë Dulen e PBDNJ-së, madje duke tentuar dhe të konfrontohet. Por një gjë të tillë e ka shmangur kreu i PDU-së, Idrizi, pasi si për ironi të fatit deputetët janë të ulur pranë njëri-tjetrit. Ndërmjet tyre janë shkëmbyer dhe replika me tone ofenduese. Pas kësaj kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ndërprerë seancën, gjersa situata të qetësohej. Gjithçka ka nisur me fjalën e deputetit të PDU-së, Tahiri. “Ti z.Dule je pjesë e të kaluarës së errët të kombit tonë. Tani është dita jonë të integrohemi në të gjitha strukturat evropiane dhe të rifitojmë të gjitha të drejtat e humbura”, tha Tahiri. Ai theksoi se: “Nëse je kundër integrimit, je antishqiptar e meriton të ndiqesh penalisht për deklaratat e tua publike, që nxisin urrejtjen kombëtare”. Ndërsa Dule ka replikuar duke theksuar se: “E kuptoj ankthin e zotërinjve se kanë një parti të re. Një parti, e cila nuk siguron klientelë elektorale as në objektiva fantazmë, por as në gjuetinë e shtrigave, nuk mund të mblidhni vota zotëri, duke shpallur armik Vangjel Dulen dhe PBDNJ-në”, tha Dule. Ndërsa Idrizi ka reaguar duke theksuar se: “Mos na provoko zoti Dule, ne ndajmë tërësisht komunitetin grek nga ty, sepse ai minoritetit kishte një kryetar dhe votohej nga 40 vota. Shih se ku je katandisur nuk merr as 20 mijë vota”.debatiDashamir Tahiri: Ti z.Dule je pjesë e të kaluarës së errët të kombit tonë. Ndaj i kërkoj këtij përfaqësuesi anonim të kërkojë falje publike për fyerjet e tij dhe të nxis urrejtjen ndëretnike në Shqipëri.Vangjel Dule: E kuptoj ankthin e zotërinjve se kanë një parti të re. Një parti, e cila nuk siguron klientelë elektorale as në objektiva fantazmë, por as në gjuetinë e shtrigave, nuk mund të mblidhni vota zotëri duke shpallur armik Vangjel Dulen dhe PBDNJ-në. Gjithashtu, nuk mund t’ia atribuoni askujt në demokraci fyerje apo ofendime komunitetesh, në një kohë kur referencat janë të zeza mbi të bardhë, të qarta dhe të pastërta dhe gjithsecili që preket nga këto të thëna le të kujdeset pikësëpari për mizën që ka nën kësule dhe pastaj për denoncimin e saj.Shpëtim Idrizi: Mos na provoko zoti Dule, ne ndajmë tërësisht komunitetin grek nga ty, sepse ai minoritetit kishte një kryetar dhe votohej nga 40 mijë vota. Shih se ku je katandisur nuk merr as 20 mijë vota.Topalli: Ju keni shumë të drejtë për replikën, 20 sekonda dhe nuk ka më.Vangjel Dule: Dëshiroj të theksoj se PBDNJ-ja nuk ka pasur në zgjedhjet e 2007, koalicion parazgjedhor me asnjë forcë politike. Së dyti, PBDNJ, pas PD-së dhe PS-së është partia më jetëgjatë parlamentare.Dashamir Tahiri ndërhyn duke e ofenduar, shkëmben replika me Dulen, tenton ta godasë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›