E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uniforma, pranga drejtorit të tenderave me 3 biznesmenë

 Trazhgim SokolajDrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të për-qendruara në Ministrinë e Brendshme, Bujar Murati, u arrestua dje për korrupsion me tenderin e uniformave të policisë, ushtrisë, gardës, doganave e tatimeve. Bashkë me zyrtarin e lartë të Ministrisë së Brendshme, njësia Task-Force Antikorrupsion e Prokurorisë së Tiranës dhe policia, kanë vënë në pranga edhe sekserin e tenderit, biznesmenët fitues që kanë paguar 125 mijë euro si dhe një specialist të Gardës së Republikës. Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë Agron Kuliçaj, duke prezantuar rezultatet e aksionit “prokurimi i fundit” tha dje se tre biznesmenët, Artan Berberi, Agur Sadiku ( në arrest shtëpie) dhe Jani Gjergjefi janë arrestuar dje në aksionin ku ra në pranga edhe Redi Popescu, specialist në Ministrinë e Integrimit,  dhe specialisti i prokurimeve në Gardën e Republikës Tahir Imami. Tre biznesmenët ishin fitues të tenderit. Sipas hetimeve të prokurorisë, tre biznesmenët përmes ndërmjetësit Redi Popescu kanë paguar 125 mijë euro për tu shpallur fitues në tenderin e organizuar nga Bujar Murati, shefi i drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Tenderi i cili kishte vlerën totale prej 175 milionë lekë të reja, ishte ndarë në 14 pjesë apo siç quhet në gjuhën zyrtare në 14 lote. Të 14 zërat që bënin pjesë në tenderin me fond total 175 milionë lekë, bënin fjalë për blerje uniformash për policinë e shtetit dhe repartet e saj, për Gardën e Republikës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë si dhe për doganat e Ministrinë e Shëndetësisë. Në secilin nga këto zëra ishte përcaktuar fondi limit ndërsa shuma në total e tenderit ishte 175 milionë lekë. Pas hetimeve disa mujore prokuroria kërkoi në gjykatë caktimin e masave të arrestit për të dyshuarit, masa që u zbatuan ditën e djeshme.  Hetimi i skandalitSkandali ka filluar më datën 3 gusht 2009 kur në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik është shpallur njoftimi për procedurën e prokurimit të fondeve publike me objekt "Blerje uniforma, veshmbathje dhe elementë të tjerë përbërës të tyre". Sipas shpalljes, fondi limit ishte 175.034.194 lekë. Procedura do të zhvillohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme. Kjo procedurë prokurimi është ndarë në 14 pjesë (lote) sipas llojeve të uniformave dhe veshmbathjeve që u nevojiteshin institucioneve të ndryshme shtetërore ku bënin pjesë Ministria e Mbrojtjes, Garda e Republikës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Ministria e Brendshme dhe Kapitaneria e Përgjithshme e Porteve. Veç firmave të tjera në prokurim janë paraqitur dhe kanë marrë pjesë edhe biznesmenët e arrestuar dje për korrupsion aktiv: Jani Gjergjefi, përfaqësues i shoqërisë private "Gjergjefi sh.p.k., Agur Sadiku, përfaqësues i shoqërisë private "Sadiku" sh.p.k dhe Artan Berberi, pronar i firmës "MALBERTEX" sh.p.k. Pasi kanë paraqitur dokumentet, ata kanë hyrë në kontakt me shtetasin Redi Popescu përmes të cilit kanë paguar 10 për qindëshin e tenderit, pra shumë 125 mijë euro për tu shpallur fitues.Ndërkohë Prokuroria dhe Sektori i Antikrimit Ekonomik kishin marrë informacion për abuzimin dhe kishin nisur hetimet më 11 shtator 2009. Sipas burimeve nga prokuroria, është arritur të dokumentohet se tre biznesmenët kanë paguar 125 mijë euro për tu shpallur fitues përmes ndërmjetësit Redo Popescu, tek Drejtori i Përgjithshëm i Prokurimeve të Përqendruara Bujar Murati dhe specialisti i prokurimeve në Gardën e Republikës Tahir Imami. Skema e korrupsionit me 10 përqindëshin nuk është e panjohur në tenderët e administratës shqiptare. Sipas rasteve të hetuara deri më tani, zyrtarët që implikohen në korrupsion, kërkojnë zakonisht nga biznesmenët apo kompanitë, 10 për qind të fondit të tenderit. Kundrejt kësaj shume ata paracaktojnë fituesin e tenderit duke skualifikuar në mënyrë të padrejtë e të paligjshme ofertat e kompanive që nuk kanë ofruar ryshfet por që mund ti kenë dokumentet të rregullta.   Të arrestuarit1. Bujar Murati,     Drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme2. Redi Popescu, specialist në Ministrinë e Integrimit3. Tahir Imami, Shef i Programimit të Prokurimeve në Gardën e Republikës4. Artan Berberi, pronar i Kompanisë MALBERTEX shpk.5. Jani Gjergjefi, pronar i Kompanisë GJERGJEFI shpk.6. Agur Sadiku, "arrest në shtëpi", pronar i Kompanisë SADIKU shpk14 Lotet e tenderit 175 milionë lekëLoti 1: Blerje Këmisha për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 13 756 811 lekë.Loti 2: Blerje Grada dhe Simbole për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 6 887 126 lekë.Loti 3: Blerje Kostume për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 79 816 732.33 lekë.Loti 4: Blerje Bluza,Pulovra, Triko për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 10 826 017 lekëLoti 5: Blerje Xhupa,Xhakovenda,Pardesy për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 13 500 104 lekë.Loti 6 : Blerje Rripa për Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 1 687 917 lekë.Loti 7: Blerje Doreza,Kravata,Shalle për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave me fond limit 3 687 285 lekë.Loti 8: Blerje Peshqirë, çarçafë,Batanije për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Gardën e Republikës, me fond limit 13 756 811 lekëLoti 9: Blerje uniforma pune për Drejtorinë  Riparim, Furnizim Tiranë dhe Gardën e Republikës me fond limit 903 333 lekë.Loti 10: Blerje uniforma për Ministrinë e Brendshme,Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile me fond limit 3 000 000 lekë.Loti 11: Blerje uniforma, për Kapitanerinë e Përgjithshme të Porteve me fond limit  2 500 000 lekë.Loti 12: Blerje veshmbathje për Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë me fond limit  1 000 000 lekëLoti 13: Blerje Uniforma Sportive për Shkollën Kombëtare të Futbollit "Loro Boriçi", Shkollën Kombëtare të Futbollit, Repartin 712 FNSH Tiranë dhe Repartin RENEA me fond limit 4 816 667 lekëLoti 14: Blerje veshmbathje dhe elementë të tjerë përbërës, Ministria e Shëndetësisë, fondi limit: 28 625 536 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›