E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim Glover-Rama, kreu i PS akuzon Berishën për shpifje dhe diversion

Në kuadër të procesit zgjedhor, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, u takua gjatë dirs së djeshme me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR, Odri Glover, ku diskutuan përgjithësisht për ecurinë e procesit zgjedhor. Gjatë bisedës, Rama mohoi para Glover që ti ketë ofruar Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, apo kreut të LSI, Ilir Meta, një marrëveshje për qeverisje, duke i quajtur deklaratat e tyre diversione. Takimi i cili është zhvilluar në selinë rozë ka zgjatur 90 minuta dhe zhvillohet vetëm pak orë para se Komisioni Qendror Zgjedhor të niste shqyrtimin e ankesës së socialistëve për rinumërimin e votave për qarkun e Fierit. Kryetari i PS dhe Ambasadorja Glover nuk kanë dhënë asnjë prononcim për mediat pas takimit por mësohet nga burime brenda selisë rozë se mes ambasadores Glover dhe kryetarit Rama është diskutuar për situatën pas zgjedhore. Mësohet se mes tyre është diskutuar dhe për si dhe për ankimimin e saj në KQZ për procesin e rinumërimit të 9 kutive të Fierit. Gjithashtu gjatë takimit Rama ripërsëriti qëndrimin e socialistëve se në rast të mos numërimit të votave të Fierit, opozita nuk do të njohe rezultatin e zgjedhjeve dhe do të nisë protesta të fuqishme në rrugët e vendit. PS është me e fortë se asnjëherë, dhe se mua supet e Berishës, vetëm më forcojnë bindjen në drejtësinë e një beteje, që as kam ndërmend ta lë përgjysmë dhe as do ta fitojnë dot duke marr peng qeverinë e Shqipërisë, unë e ironizoj sot me forcë në adresë të çiftit të ri të politikës së vjetër, atë që PS e ka theksuar vijimësisht gjatë  këtyre ditëve. Mos prekni mandatin e nëntë te socialisteve ne Fier. Ne nuk e lëshojmë mandatin e nëntë të Fierit me asnjë çmim, dhe nuk tërhiqemi nga zbardhja deri në fund e krimit elektoral të 28 qershorit për asnjë arsye, deklaroi Rama. Ndërkaq, OSBE-ODIHR po mbledh prova e fakte për raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit, i cili do të publikohet pas disa ditësh. Në publikimin e raportit paraprak, një ditë pas zgjedhjeve, ambasadorja Glover, së bashku me përfaqësuesit zyrtar të OSBE-së, KE dhe NATO deklaruan në një konferencë për shtyp se standardet nuk ishin plotësuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›