E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim në Bruksel, përgjigje ndaj krizës ekonomike

 

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel, në kërkim të një zgjidhjeje të përbashkët për të përballuar krizën ekonomike. Kryeministri hungarez, Ferenc Gyurcsany, tha se kriza ishte sfida më e madhe me të cilën është përballur Evropa gjatë dy dekadave të fundit dhe shtoi se udhëheqësit nuk duhet të lejojnë që një perde e hekurt të ndajë kontinentin. Sipas tij, liderët e BE-së duhet të arrijnë t’i mbrojnë anëtaret më të dobëta nga kriza globale ekonomike. Gyurcsany bëri thirrje që të krijohet në fond special i BE-së prej 241 miliardë dollarësh, për të ndihmuar rivendosjen e besimit dhe likuiditetit në tregjet financiare të Evropës Lindore. Hungaria dhe Letonia po marrin ndihma miliarda dollarë nga një fond emergjence i BE-së, duke lënë në pritje edhe Rumaninë. Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, që ka kryesinë e radhës në BE, e ka kundërshtuar propozimin e homologut hungarez. “Nuk mendoj se Evropa lindore është rajon special, dhe nuk besoj se nevojitet që të veçohen disa vende në kuadër të Bashkimit Evropian. Unë do ta mbështes ndihmën për të gjitha vendet e BE-së, të cilat kanë nevojë për të, e jo vetëm për Evropën Lindore”, tha Topolanek. Liderët e BE-së do të mblidhen këtë muaj për një samit tjetër të parashikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›