E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Ligji në gjithë territorin

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se në veri të Mitrovicës nuk do të ketë vend për kontrabandistë dhe se ligjshmëria do të shtrihet në të gjithë vendin. Deklarata e Thaçit vjen në një kohë kur në Kosovë po shtohet gjithnjë e më shumë shqetësimi, se pjesa veriore mund të shkëputet nga serbët në anën tjetër të lumit Ibër në Mitrovicë. Këtë deklaratë Thaçi e bëri në një intervistë për VOA-në, pak orë pas vizitës së tij në Departamentin Amerikan të Shtetit në takimin me sekretaren Hilari Klinton. Në takim me zëvendës/presidentin Bajden, u mor një zotim për rolin aktiv që po luan edhe vetë zëvendëspresidenti amerikan, personalisht për çështjen e Kosovës, pasi është edhe i familjarizuar me të. “Nga ana jonë, ne e informuam administratën e SHBA-ve se Kosova si shtet, është shtet normal, është shtet funksional, është shtet shumë i qëndrueshëm, se po ndërtojmë institucione efektive, demokratike, shumetnike, Kosovën si vend demokratik dhe atdhe të të gjithë qytetarëve të saj”, ka thënë mes tjerash Kryeministri Hashim Thaçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›