Takimi, Becaj dhe Vangelovski premtojnë bashkëpunim mes dy gjykatave
Gjykatë e Lartë
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, znj. Shpresa Becaj, pati dje një takim me homologun e saj maqedonas, z. Jovo Vangelovski. Takimi është zhvilluar në kuadër të vizitës së tij zyrtare dhe miqësore në Shqipëri. Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar në lidhje me rolin e rëndësishëm të Gjykatës së Lartë në pushtetin gjyqësor, duke vlerësuar për më tepër bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e duke vënë në plan të parë problemet e përbashkëta si vende të cilat synojnë anëtarësimin e tyre sa më të shpejtë brenda Bashkimit Evropian. Kryetarja e Gjykatës së Lartë, znj. Becaj, u shpreh se të dyja vendet i njohin problemet dhe sfidat e përbashkëta për të ardhmen dhe ky takim do të shërbejë për shkëmbimin e mendimeve rreth arritjeve dhe objektivave të synuara. Sipas dy kryetarëve të gjykatave të larta, të dyja pushtetet gjyqësore kanë probleme të ngjashme dhe, duke qenë se janë vende fqinje, jo vetëm gjeografikisht por në shumë drejtime, bashkëpunimi duhet të jetë sa më i afërt në mënyrë që të arrihen qëllimet e caktuara dhe të përbashkëta. Kjo veçanërisht në përmirësimin e kuadrit ligjor, ndërtimin e institucioneve dhe mirëfunksionimin e tyre, adoptimin e standardeve evropiane për një drejtësi të ndershme e profesionale, të barabartë për të gjithë, në mënyrë që të ndryshojë perceptimi që publiku ka mbi drejtësinë dhe gjyqësorin. Më tej, gjatë takimit, dy krerët e institucioneve kanë bërë një prezantim të detajuar të aktivitetit të tyre të përditshëm, duke u bazuar në zbatimin dhe respektimin e Kushtetutës, ligjeve përkatëse, frymës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vullnetit për të vepruar dhe reaguar pozitivisht ndaj çështjeve të ndryshme. Ata renditën disa çështje të rëndësishme për t'u diskutuar si: statusi i gjyqtarit dhe Gjykatës së Lartë, roli i gjykatave në rritjen e cilësisë së gjykimit dhe dhënies së vendimit, raporti me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, roli i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, menaxhimin e çështjeve gjyqësore, rritjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjen e besimit tek publiku, e çështje të tjera të karakterit të përbashkët.