E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i Bashës me kryebashkiakun e Uashingtonit, një mashtrim?

Share

Bashkia e Tiranës bëri me dije dy ditë më parë se, Lulzim Basha është ftuar për një vizitë nga homologun e tij në Uashington. Por, mësohet se Basha nuk ka marrë asnjë ftesë nga kryebashkiaku i Uashingtonit, por nga një universitet amerikan (SAIS).

Lulzim Basha po shkon në Uashington të japë një ligjëratë për sukseset e Tiranës përpara studentëve amerikanë(eveniment i financuar sigurisht nga taksapaguesit shqiptarë). Gjithë kjo po kamuflohet si një ftesë zyrtare, gjë që është e dyshimtë, duke qenë se asnjë media në SHBA nuk ka shkruar asnjë fjalë për këtë vizitë. Për më tepër, as në faqen zyrtare të Bashkisë sëUashingtonDCnuk përmendet diçka e tillë.

Organizatori i këtij simpoziumi ku do të marrë pjesë Basha ëhtëSAIS(Center for Transatlantic Relations), një universitet privat amerikan i studimeve të politikës ndërkombëtare, themeluar nga Paul H. Nitze. Çdokush mund të marrë pjesë në këtë “ligjeratë” (hyrja është falas) Këtu është dhe linku i sumpoziumit ku do të marrë pjesë Basha. http://www.sais-jhu.edu/events/spring2012/basha.htm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›